Google search engine
Home Politike Kaosi i opozitës, Basha jep lajmin e mirë: Kam kontakte në nivelet...

Kaosi i opozitës, Basha jep lajmin e mirë: Kam kontakte në nivelet më të larta të Shtëpisë së Bardhë dhe BE, i izoluar është Rithemelimi jo PD

0
70

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët, ku është pyetur lidhur me marrëdhënien e PD me ndërkombëtarët.

Basha u shpreh se PD nuk ëshët e izoluar, sikundërse është Rithemelimi, ndërsa theksoi se ai ruan kontakte me nivelet më të larta.

Ai nënvizoi se ka kontakte në nivelet më të larta të Shtëpisë së Bardhë dhe Komisionit të Sigurisë, por edhe në Bashkimin Evropian.

“Rithemelimi dihet që është i izoluar dhe pse është i izoluar. PD nga ana tjetër ka një gamë kontaktesh me aleatët tanë, SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe.

Kontaktet e mia si kryetar i PD janë në nivelet më të larta të Shtëpisë së Bardhë dhe Komisionit të Sigurisë, por edhe në Bashkimin Evropian”, theksoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here