Idajet Beqiri: Ja si eliminoi Sali Berisha prokurorin Xhavit Hana duke i grabitur dosjen me provat që e implikonin në zhdukjen e Remzi Hoxhës

0
84

Avokat i njohur, Idajet Beqiri ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilin e bën përgjegjës për eliminimin e ish-prokurorit Xhevat Hana. Ndarja nga jeta në 5 janar 2012 të Prokurorit të Krimeve të Rënda, Xhevat Hana u shoqërua me një pikëpyetje të madhe për shkak se familjarët e tij ngritën menjëherë dyshimin se vdekja e të afërmit të tyre mund të kishte ndodhur si pasojë e një helmimi të mundshëm dhe jo për shkak të një sëmundjeje të pashërueshme siç është raportuar zyrtarisht. Sa i takon kësaj ngjarje këtë javë reagoi edhe vëllai i ish-prokurorit, Selami Hana.

Ky i fundit kërkon drejtësi për ish-prokurorin, për të cilin thotë se u nda padrejtësisht nga jeta. Por duket se edhe avokati i njohur Idajet Beqiri ndan të njëjtën mendim me vëllain e ish-prokurorit. Madje zoti Beqiri gjatë një interviste për gazetën “SOT”, ka folur me emra. Sipas tij, ai po i shkonte drejt fundit zbardhjes së vrasjes së Remzi Hoxhës. Sipas Beqirit, Remzi Hoxha kishte zbuluar një takim të Sali Berishës kur ky i fundit ishte president, me Kiro Gligorov, ish-presidentin maqedonas dhe Sllobodan Millosheviçin në Ohër dhe kishte mundur të regjistronte bisedën. Për këtë arsye, thotë avokati Remzi Hoxha u torturua në sy të Berishës dhe trupi i tij u zhduk. Ndërkohë gjatë intervistës me kryeredaktorin e gazetës “SOT”, Rigels Seliman, Beqiri theksoi se kjo kasetë me regjistrimin ekziston ende.

-Avokat Beqiri, edhe pse ndodhet në “arrest shtëpie”, ish-kryeministri Sali Berisha vijon që të mbaj fjalime nga ballkoni. A është duke shkelur masën e dhënë nga SPAK?

Është duke e shkelur dhe po e shkel rëndë madje, shikoj vonesë nga SPAK për të vepruar nga ana juridike. Në situata të tilla, nëse do të ndodhte me një qytetar tjetër të Republikës së Shqipërisë, vetëm një herë mund të lejohej dalja me mikrofon dhe komunikim me njerëz, kurse herën e dytë do e kishin arrestuar dhe do e kishin futur në burg. Pse? Vetë SPAK në kërkesën që i ka bërë gjykatës dhe vendimi i gjykatës është që të mos komunikojë me asnjë person tjetër përveç anëtarëve të familjes. Ai po u flet njerëzve të vet, mban kontakte dhe ky është komunikim. Ato janë mesazhe, në ato që ai flet jep mesazhe. Ai bën një sulm, hedh në veprim kundër SPAK-ut. Në vende të tjera do i ishte mbyllur goja menjëherë, sepse nuk mund të sulmohet ashtu pushteti gjyqësor. Ai në çdo lloj pikëpamje e ka tepruar dhe i ka kaluar vijat e kuqe.

-Ai ka qenë kryeministër dhe i njeh shumë mirë ligjet, pse mendon se po e bënë këtë që të thyej masën?

Nga dita që ai është shpallur ‘non-grata’, ndërmori veprime të tilla që askush tjetër, madje edhe qeni, ka pjellën e vet, por kurrë nuk e mbyt pjellën e vet, ky e mbyt pjellën e vet. Ai në 8 janar vajti atje dhe do donte të merrte Partinë Demokratike për ta kthyer në një akuzë politike, mori varre, mori bombolat e gazit, derisa bëri luftë civile brenda partisë së vet. Krimet e tij janë tepër të dukshme, po bëhet qesharak. Do që të bëhet ai, e gënjen mendja. Në fakt, edhe mënyrën sesi e ka zgjedhur këtë masë, duket që është i dyzuar. Edhe trim i madh dhe frikacak, sepse del në dritare dhe i thotë atyre që do bëjmë rezistencë dhe do ti kalojmë caqet deri në mosbindje civile dhe vet rri brenda. Nëse do ishte trim të dilte ti fliste njerëzve në rrugë. Ai ka avokatë dhe ata duhet që ta mbrojnë atë, jo këta të tjerët. Mbështetësit e tij kanë kryer krime.

-Vëllait i ish-prokurorit Xhevat Hanës, ka deklaruar pak ditë më parë se jeta e vëllait të tij u mor padrejtësisht dhe shpreson tek drejtësia e re për të hetuar atë ngjarje të rëndë, çfarë dosje të fortë ka pasur në dorë Xhevat Hana?

Xhevat Hana ka qenë një ndër prokurorët, ende pa u bërë reforma në drejtësi, që e kishte kaluar reformën në drejtësi. Ishte me integritet të lartë profesional dhe ishte i aftë. Ai mund të ishte dhe drejtuesi i SPAK-ut sot. Niveli i tij ishte, profesionalisht edhe më i mirë se Dumani. Këtij iu besua për të hetuar çështjen e vrasjes së Remzi Hoxhës. Vrasja e Remzi Hoxhës është krim shtetëror dhe moszbardhja e saj është një plagë e rëndë, që e rëndon shtetin shqiptar dhe sa me gjatë shkon mosndëshkimi i atyre që e vranë, aq me keq bëhet edhe vetë sistemi i drejtësisë, sistemi gjyqësor. Kjo është alarm për vet organin e akuzës, prokuroritë tona, SPAK nëse nuk arrijnë të zbulojnë pse iku Xhevat Hana, ishte vdekje natyrale, apo ja shkaktuan ata kriminelë që vranë Remzi Hoxhën.

Po nuk e zbuloi SPAK, ende nuk e beson populli, se thotë ju nuk mbroni veten tuaj jo më tjerët. Në krye të detyrës, për çfarë arsye? Xhevat Hana i çoi thikën në zemër të krimit. Remzi Hoxha, për arsye që dihet tani, duke qene veprimtar i çështjes së madhe kombëtare, edhe biznesmen, ai njeri ishte një informator shumë i mirë, investigonte gjërat dhe ai ra në gjurmët e një takimi qe ishte me pasoja, Gligorov, Millosheviç dhe Sali Berisha në Ohër. Ai mori edhe se çfarë u bisedua në të, pra kishte futur mjete që të regjistronte bisedën që ishte bërë. Pas asaj bisede, Shqipëria u fut në një kolaps. Ajo kasetë ekziston, ka rënë në dorën e ish presidentit, ai ia ka dhënë këshilltarit të vetë të Sigurisë Kombëtare. Ky ish-president e ka bërë detyrën se i ka thënë këshilltarit të vet që t’ia çonte Prokurorit të Përgjithshëm. Këshilltari duhet të dalë dhe të thotë, ia ka çuar kasetën? Përmbajtja e saj, e ka ditur të plotë prokurori Hana dhe ai hetimet i bëri në këtë linjë dhe arriti që të kishte prova të qenësishme, natën që e pati të fundit Remzi Hoxha, atë natë, në torturat që i janë bërë atij, ai ka rezistuar dhe nuk ka treguar, ose tregimi i tij nuk ka qenë bindës, për fatin e keq, natën e fundit të tij, ka qenë i pranishëm ish-presidenti Berisha.

Dhe të nesërmen e zhdukën përfundimisht. Xhevat Hana këto i kishte në dosjen e vet, edhe pak edhe e çonte në gjyq. Familja është e bindur se ai është helmuar. Ata që i vuri në bankën e të akuzuarve Berisha i vuri në detyra me rëndësi. Sali Berisha të vret. Natën e fundit të jetës së tij, prokurori Hana ishte në Itali, u thye zyra e tij dhe u mor dosja. Përveç Sali Berishës, nuk ishte njeri-tjetër dhe njerëzit e tij shkojnë dhe thyejnë zyra si kanë thyer edhe gjëra të tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here