Vlorë, një 22-vjeçar qëllohet për vdekje me snajper në banesën e tij

0
65

Një i ri ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme pasi është qëlluar për vdekje me snajper.

Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Hajro Cakërri”, ndërsa 22-vjeçari Gëzim Sinomati ndodhej në banesën e tij.

 

Sakaq, në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për kapjen e autorit të vrasjes i cili dyshohet se është larguar në këmbë nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here