Google search engine
Home Lifestyle Nga Clinton, te Majkëll Xhekson dhe…/ Prostitucion për personalitetet e larta, zbardhet...

Nga Clinton, te Majkëll Xhekson dhe…/ Prostitucion për personalitetet e larta, zbardhet lista e Jeffrey Epstein, ja cilët janë disa nga personalitetet e përmendura në dosje

0
122

Princi britanik Endriu dhe ish-presidenti amerikan Bill Klinton janë mes figurave të profilit të lartë, emrat e të cilëve shfaqen në listën e Xhefri Epshtein, i akuzuar për drejtim të një rrjeti prostitucioni për personalitete të larta.

Bëhet fjalë për një listë, pjesë e të dhënave në çështjen kundër Gisllejn Maksuell, ish-e dashura e Epshtein që është dënuar për ndihmë në shfrytëzimin e vajzave për qëllime seksuale.

Por dokumentet deri tani nuk zbulojnë detaje të reja mbi aktivitetet e Epshtein dhe as për ato të bashkëpunëtorëve të tij.

Princi Endriu akuzohet për sjellje të pahijshme ndaj një gruaje, akuzë të cilën ai e mohon.

Mes emrave të tjerë figurojnë ai i këngëtarit Majkëll Xhekson dhe ai i magjistarit David Koperfild, të cilët megjithatë për momentin nuk akuzohen për asgjë.

Ndërsa emri i Bill Klinton shfaqet në një seri dokumentesh. Ish-presidenti e ka pranuar se ka qenë një person i afërt me Epshtein, por ka mohuar që të ketë pasur dijeni për krimet e tij.

Dosjet e para nga çështja e shumëpërfolur, që përbëjnë rreth 900 faqe, u publikuan pas një urdhri të gjyqtares së Nju Jorkut, Loreta Preska, e cila pranoi se shumë nga personat e përmendur ishin identifikuar tashmë nga media, ose në procesin penal ndaj Gisllejn Maksuell.

Në dokumentet e publikuara përmendet dhe emri i Donald Trump dhe Stephen Howkings.

Rasti i Xhefri Epshtein pushtoi mediat ndërkombëtare kur ai u deklarua fajtor për shfrytëzim prostitucioni në vitin 2009 dhe u vetëvra 10 vjet më vonë në qeli, teksa priste gjykimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here