Google search engine
Home Bota Ushtria izraelite hedh në erë një rrjet tuneli në Gaza dhe një...

Ushtria izraelite hedh në erë një rrjet tuneli në Gaza dhe një strehë të liderit të Hamasit

0
94

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë hedhur në erë një rrjet tuneli nën qytetin e Gazës dhe pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë shpërthimin dramatik. Trupat e IDF-it mund të shihen duke vendosur eksplozivë brenda tuneleve, përpara se t’i shpërthejnë ato.

Pamjet e publikuara në internet tregojnë momentin kur ushtria izraelite hodhi në erë këto tunele. Ushtria izraelite ka pretenduar gjithashtu se kanë shkatërruar një strehë të fshehur që i përkiste liderit të Hamasit, Yahya Sinwar, strehë brenda këtyre tuneleve që u shkatërruan.

Sinwar është një ndër personat që është në cak nga IDF-i brenda Gazës dhe ushtarët izraelitë kanë qenë në kërkim të tuneleve dhe ndërtesave në vendlindjen e tij në Khan Younis dhe gjetkë në rajonin palestinez. Sipas thashethemeve, ai është rregullisht në vende të ndryshme në të gjithë Gazën dhe pengjet izraelite të liruar pretendojnë se e kanë parë të fshehur në tunele me ta ndonjëherë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here