“Ti e di ça kërkohet pse ia fut kot?”/ Zbardhen përgjimet per Beqajn

0
127

Janë zbardhur pjesë nga dosja hetimore e SPAK ndaj Ilir Beqajt dhe Ermal Kurtulajt. Në dosje është zbuluar një restorant me emrin Gzona me administrator Gazmend Prengën.

Por sipas SPAK, nga kominikimet që Prenga ka pasur me Kurtulajn, lihet të kuptohet se pas ky i fundit po vepronte si epror ndaj administratorit. Po ashtu në dosjen e SPAK, theksohet se po për këtë restorant që janë lëshuar fatura 22000 Euro dhe 350,000 lek, Kurtulaj po vepron për llogari të Ilir Beqajt.

Pjesë nga Dosja hetimore:

23. Sipas faturave rezulton se po ashtu ky projekt Eusair ka lëshuar fature shitje ndaj Shoqates FIAA NIPT K11528007 R, në dt. 17.08.2023, ora 15:40:55, faturen ne vleren 22000 Euro, dhe ajo shoqate ka leshuar ne daten 23.08.2023, ora 11:55:19, faturen me vlere 350,000 lek kundrejt restorantit *Gzona”

24. Ne vijim. ne date 17.08.2023, ora 15:40:55, kundrejt EUSAIR shte leshuar fatura nga Shogata Fl.1.A (Foreign Inverstors Association of Albania”, NIPT K11528007R, me pershkrimin “Organization of the Conference”, dt. 28.03.2001, e cila ka si administrator shtetasin Allessandro D’Oria, me adrese Rr: “Themistokli Germenji, P.Pegasos, Nr. 5, Tirane . Nga aksesimi i fages online te kesaj shogate. https://fiaalbania.al/contact/rezulton se si Contact Info ështe shtetasja Marinela Jazoj Executive Director. pra drejtore ekzekutive prane shogates eshte kjo shtetase.

25. Ne date 16.08.2023, ora 16:30:25, kundrejt EUSAIR Eshte lëshuar fatura nga Marinela Jazoj PF NIPT: M01715020J, me pershkrimin “Coordination& Consultancy services”, në vlerën 15.000 Euro. Subjekti “Marinela Jazoj” person fizik NIPT: M01715020J, eshte krijuar ne date 15.05.2020, me objekt veprimtarie “Menaxhim, marketing, marredhenie me publikun”, me adrese: Rr. *Themistokli Germenji”,Pallati Pegaso, Tirane. Nr. Cel: 069*******.

26 Nga pergjimi i komunikimeve te kryera nga shtetasi Ermal Kurtulaj rezulton se ai ështe i perfshire nè punët e restorantit duke patur keshtu interesa pasurore mbi këte restorant. Ai interesohet vazhdimisht per mbarevajtjen e ketij restoranti, duke vepruar si epror ndaj administratorit te restorantit, shtetasit të quajtur Gazmend Prenga dhe ne ditet e fundit ka disa komunikime ndermjet tyre, kohe qe perkon dhe me mbylljen e bilancit vjetor. Me rakordimet ndermjet investimeve te kryera mbi kete restorant pergjate vitit dhe me faturat e leshuara per kete
restorant, perfshi ato te leshuara nẽ kuader te veprimtarise se projektit. Po ashtu nga komunikimet e kryera dyshohet se personi nën hetim Ermal Kurtulaj vepron në kete restorant per llogari te shtetasit Ilir Beqaj, dyshimet të cilat ngrihen nga mënyra se si komunikohet dhe veprohet nga ana e ketyre subjekteve, duke shmangur cdo perfshirje te ketij shtetasi Ilir Begaj si me administratorin ashtu me ortaket dhe duke i mbajtur komunikimet dhe rakordimet e takimeve nëpermjet shtetasit Ermal Kurtalaj. Nga deklarimet vjetore rezulton se pas vitit 2020 shtetasi Ilir Begaj nuk ka deklaruar interesa mbi këtë aktivitet.

Po ashtu është zbardhur dosja hetimore që SPAK po kryen ndaj ish-Ministrit Ilir Beqaj dhe Koordinatorin e projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Ermal Kurtulaj.

Në dosjen e SPAK, theksohet se Beqaj me Kurtulajn kanë njohje të hershme, që në kohën kur ish-ministri ka qenë ortak i shoqërisë Intech+.

Në dosjen e siguruar, theksohet se Beqaj ka përdorur shpesh një mjet që rezulton në pronësi të Kurtulajt. Por sipas dyshimeve të SPAK, mjeti mund të jetë një pasuri e fshehur e Beqajt, pasi është drejtuar nga shoferi i tij, Arben Dani.

Pjesë nga Dosja hetimore:

19. Gjate hetimeve ka rezultuar se shtetasi Ermal Kurtulaj ka njohje të hershme me ish-drejtuesin e Agjencise (SASPAC) shtetasin Ilir Beqaj, tē cilat datojnë që në kohen kur shtetasi llir Beqaj ka qenë ortak i shoqërisë Intech+ duke vazhduar më pas në vitin 2015 nẽ FSDKSH ku drejtues i Këshillit Mbikeqyrës ka qenë vetē shtetasi Ilir Beqaj dhe më pas më krijimin e käsaj agjencie, si i punësuar nẽ projektin Eusair Facility Point. Po ashtu rezulton se shtetasi Ilir Beqaj përdor në mënyre tē vazhdueshme automjetin, si brenda ashtu dhe jashtē vendit, i cili rezulton te jete nẽ pronësi tē shtetasit Ermal Kurtulaj, duke u ngritur dyshime se mjeti mund te jetë pasuri e fshehur e shtetasit Ilir Beqaj. Automjeti rezulton te jeté bleré në 06.09.2019 dhe shtetasi Ilir Beqaj nẽ até kohé ka qenë deputet i Republikes së Shqiperisë. Ky mjet më pare ka patur targën AAAA868 YP targe e ndryshuar nẽ datën 27.06.2022. Po ashtu nga kéqyrja e realizuar në media referuar dhe gjobave te marra, ky shtetas është paraqitur edhe në Plurorine e Posaçme me kête mjet. Ai ka dale përgjate vitit 2020 me këtë mjet jashte territorit dhe në vazhdim normalisht me drejtues shoferin e tij shtetasin Arben Dani.

20. Sipas te dhénave të marra nga sistemi online i DPSHTRR-sẽ rezulton se sipas procesit automatik të amortizimit te vleres sẽ mjetit date 01.02.2020 vlera e mjetit ështe 1.340.790 leke. fakt i cili tregon se mjeti ështe blerë mbi kete shumë. Nga këqyrja në sistemin E-Gjoba rezulten se ky mjet ka marë 3 gjoba ku i pranishëm ka qënë Arben Dani, si dhe gjoba e fundit me date 12.12.2023 rezulton e vênê nễ momentin kur mjetin e ka patur nẽ përdorim llir Beqaj parkuar para SPAK (sipas keqyrjes nga interneti, mediat).

Në dosje thuhet se Kurtulaj akuzohet për Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.

PËRGJIMET

A (Ermali)
B (Beqaj):
A: Udhëro, alo?
B: Ç’është ky mor burrë aneksi 8?
A: Me ngjon?
B: (Një person tjetër futet ne bisedë: “Po, po”)…
A: Aty, aty e kisha t regjistruar me aneksi 8 un ktë.
B: Po mir po po të them kërkohet i tabelë me investime tani sikur se si ca kërkohet, futja
A: Unë e pash atë dosjen që kishte dhe shkruante aneksi 8 dhe e nxora.
B: Ca kërkohet vlla, ti e di ca kërkohet pse ia fut kot?
A: Po mir okej.
B: Tabelën e kemi likuidim si quhet aneksi 8 ku e di un tashi duhet ta gjejmë se ku është, oferta nuk ka rendesi degjo.
A: Po pra po
B: I thuj nqoftese mundet nga ora 4 e mbrapa kur te doje.
A: Nga ora 4 e mbrapa?
B : Po, nëqoftese mundet.
A: Mir, po Gazin?
B: Gazi, pra Gazi po t them.
A: A per Gazin se se dëgjova fjalen prandej mendova, mirë ne rregull atëherë.
B: Tjetri po ashtu.

A: Edhe ai tjeteri po ashtu.
B: Po
A : Mire atëherë okej ne rregull pra
B: Po sido qofte flasim dhe bashkë n’darkë.
A: Ne 4?
B: Po.

Pjesë nga Dosja hetimore

4. Nga aktet e administruara në giykim rezulton se Prokuroria e Posaçme Kunde Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, më date 06.09.2023, ka registruar procedimin penal nr. 190, te vitit 2023 registruar per veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave ge ushtroine funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, “Korrupsioni akriv i personave qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal dhe “Refuzimi per deklarimin, mos deklarimi, fshehja ose deklarimi i reme i pasurive, interesave private le personave i zgjedhur dhe nëpunsve publike i Kodit Penal. Ne lidhje me kete procedim me date 26.12.2023, eshte registruar si person qe i atribuohet vera penale e Personave ge ushtrojne funksione publike”, shtetasit Ermal Kurtulaj.

Kurtulaj akuzohet nga SPAK se duke qenë në krye të këtij projekti ka vendosur fatura fiktive kompanive, në mënyrë përfitimin monetar. Në dosje zbulohet një bisedë e Kurtulajt me një person tjetër të idenfiikuar si Genci Shurdho, ku Kurtulaj i ka kërkuar atij të presë një faturë fiktive me vlerën 35,200 Euro, për një shërbim që nuk është kryer. Por Shurdho nuk ka mundur që ta lëshoj këtë faturë dhe përsipër për ta bërë e ka marrë personi Elton Marini. Po ashtu dyshohet se vetëm në muajin gusht janë lëshuar gjithsej 8 fatura fiktive.

Pjesë nga dosja hetimore:

Gjate hetimit/ka rezultuar se personi nën hetim Ermal Kurtulaj, disponues i numrit të telefonit 068*******, eshte i punesuar si koordinator i projektit Eusair Facility Point dhe dyshohet se gjate veprimarise se tij si koordinator i ketij projekti ka kryer veprime të kunderligishme si me poshte:

(i) Nëpermjet kerkimit dhe pranimit te lëshimit te faturave fiktive nga subjekteve të ndryshme tregtare, duke paguar sherbime qe nuk kryhen prej tyre, duke vendosur vlera fiktive nẽ faturime pêr qeilime tê perfitimit material, si dhe (ii) Eshte perfshire në veprime korruptive për qellime të përfitimit, si më poshte:

7.1 Nga komunikimet e numrit te telefonit nẽ përdorim te tij rezulton se nẽ datën 02.08.2023
ka kryer nje telefonate me numrin e telefonit 068****** (identifikuar se Genci Shurdho) nëpërmjet sẽ ciles shtetasi i identifikuar si Ermal Kurtulaj i kerkon atij t’i faturojä atij një pagese prej rreth 35,200 Euro per nje sherbim që dyshohet se nuk ështe kryer. Ne ketë bisede Ermal Kurtulaj i kerkon qē Genci të pyesë ekonomistin e vet dhe t’i ktheje pergjigje shpejt sepse , sic shprehet “Po me duhet me mu kthy i pergiigje tashi shpejt qe ta di se duhet, iken Iliri dhe duhet te firmos ca letra pranej po te them.”. Nga kjo pjese bisede krijohet dyshim se fatura do tê jetë thjesht fiktive për tê justifikuar shpenzimin e shumës nẽ fature (35,200 Euro).

7.2 Nga verifikimet qe janë bërë pranë regjistrit te tatimeve, faturat online (Sistemi i Tatimeve CATS dhe “Portali Qendror për Kontroll dhe Menaxhim” ndryshe E-Fiskalizimi), ka rezultuar se ne muajin Gusht, kundrejt operatorit Eusair Facitily Point janë lëshuar gjithsej 8 fatura, të cilat Prokuroria i lidh me faktet qe kanë rezultuar nga hetimi si më poshtë:

Ne datë 18.08.2023, ora 17:42:50, kundrejt Eusair Facility Point ështe lëshuar fatura nga Nine Services INT shpk më pershkrimin “Konsulence bazuar nẽ kontrate”, ne shumen 35.200 Euro, faturë pa TVSH, e cila lidhet me biseden që shtetasi Ermal Kurtulaj ka zhvilluar me shtetasin Genci Shurdho nẽ date 02.08.2023. Duke qenë sẽ shtetasi Genci Shurdho nuk ka mundur ta leshoje kete fature, personi nen hetim ka siguruar leshimin e kësaj fature népêrmjet shtetasit Elton Marini, ortak dhe administrator i shogêrise tregtare “NINE SERVICES INT” SHPK, më NUIS L72303022H. Nga ekstrakti i thjeshte i të dhēnave tē regjistrimit nẽ QKB, rezulton se kjo shoqeri eshte krijuar ne dt. 03.11.2017. dhe ka ortak té vetëm dhe administrator shtetasin Elton Marini, me adresë Rruga Frosina Plaku, ndertesa 36, Hyrja 8, Bo 2041 Tirane.

Hesapet e Ilir Beqjes me drejtësinë nuk kanë të mbaruar. Përveç aferës me koncensionin e sterilizimit, për të cilën ai është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, një tjetër aferë po hetohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

SKEMA

Gjykata e Posaçme ka miratuar vendimin për lejimin e kontrollit personal dhe të vendeve për disa zyrtarë të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), institucion i cili drejtohej nga Ilir Beqaj deri në fund të nëntorit.

Po kështu kontrolle janë kryer edhe në ambientet dhe selitë e disa kompanive të tjera, që dyshohen si të lidhura me ish-ministrin e Shëndetësisë.

Kontrollet e BKH për Ilir Beqajn dhe njerëzit e tij

Konkretisht është miratuar kontroll banese me vendim gjykate për shtetasit Ilir Beqaj, Ermal Kurtulaj, Sabian Kurtulaj, Gazmend Prenga dhe Arben Dani. Po për këta shtetas është miratuar edhe kontrolli i automjeteve të tyre. Siç mësohet personi kyç që dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv dhe aktiv për llogari të Ilir Beqajt, është shtetasi Ermal Kurtulaj, me detyrë Koordinator i projektit EUSAIR që menaxhohej nga Agjencia ku ish-ministri ishte drejtor. Kurtulaj rezulton një njohje e hershme e Ilir Beqajt dhe bashkëpunëtor i afërt i tij. Madje edhe automjeti personal që përdor Ilir Beqaj, rezulton në emër të Ermal Kurtulaj si një pasuri e dyshuar e fshehur e ish-ministrit të Shëndetësisë.

Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike; Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim

SPAK thotë se shtetasi Ermal Kurtulaj ka kryer veprimtari të paligjshme nëpërmjet kërkimit dhe pranimit të lëshimit të faturave fiktive nga subjekte të ndryshme tregtare duke paguar shërbime që nuk kryhen prej tyre, duke vendosur vlera fiktive në faturime për qëllime të përfitimit material, si dhe është përfshirë në veprime korruptive për qëllime të përfitimit.

Sipas hetimeve paraprake të SPAK, dyshohet se kjo skemë është përdorur në të paktën 7 raste nga shtetasi Ermal Kurtulaj. Vlerat e këtyre faturave përllogaritet në qindra mijëra euro. Për dokumentimin e kësaj veprimtarie, SPAK ka kryer përgjime telefonike dhe ambientale të njerëzve të afërt të Beqajt. Në bisedat e përgjuara njerëzit e Beqes herë komunikonin me kode dhe disa herë krejt të shpenguar.

Beqaj çonte para në ish-restorantin e tij, të cilin e kontrollonte me vartësin Ermal Kurtulaj

Në skemën korruptive figuron e përfshirë edhe kompania “Albanian Food and Hospitality Lab”, emri tregtar i së cilës është restorant “Gzona” në Kalanë e Tiranës. Në këtë biznes ka qenë me herët aksioner Ilir Beqaj dhe bashkëshortja e tij Adriana Beqaj.

Edhe pas largimit të tyre nga ky biznes de jure, SPAK ka provuar se çifti i bashkëshortëve vijonte të kishte kontrollin përmes personave të tjerë si Ermal Kurtulaj dhe Gazmend Prenga. Madje, për shumë dreka e darka me delegacione të huaj, agjencia që drejtonte Ilir Beqaj ka kryer disa pagesa në këtë restorant.

Nga përgjimet e SPAK rezulton se administratori de fakto i restorant “Gzona” ishte pikërsisht Ermal Kurtulaj, vartësi i Ilir Beqajt në SASPAC. Mësohet se SPAK ka kapur Ilir Beqajn duke komunikuar me sekserin e tij Ermal Kurtulaj përmes telefonit të shtetasit, Arben Dani, i cili është shoferi i ish-ministrit.

Mëngjesi i kësaj të enjte ishte i pazakontë për punonjësit e SASPAC. Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Oficerë të Policisë Gjyqësore për rreth 12 orë kanë kontrolluar zyrat dhe kanë marrë qindra dokumente për procedura të ndryshme të SASPAC, kanë marrë në pyetje disa punonjës, si dhe kanë sekuestruar celularë e kompjutera të ndryshëm.

Siç është raportuar më herët gjatë ditës, por edhe sipas burimeve të Lapsi.al gjykata ka lejuar kontrollet e zyrave dhe selive të kompanive: “Curri Group”, “Delta Holding”, “Farmed Antibiotics”, “Delta Pharma”, “Delta Med”, “Gzona Restorant” dhe Shoqata Good Health. Përmes këtij rrjeti kompanish dhe personave që përmenden në këtë dosje, dyshohet se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka fshehur pasuri të tij dhe ka bërë korrupsion duke shpërdoruar detyrën. Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen hetimet më tej për këtë dosje dhe nëse do të ketë të arrestuar apo jo. Nëse këto akuza do të provohen nga SPAK, i bie që Ilir Beqaj s’kishte hequr dorë nga korrupsioni dhe abuzimi me detyrën edhe pasi u bë drejtues i SASPAC ndërkohë që kishte një aferë tjetër gjigante të hapur me drejtësinë si ajo për koncensionin e sterilizimit./Dosja.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here