Google search engine
Home Politike Përfundon plotësimi i formularit për ‘SkyECC’ dhe ‘EncroChat’, efektivët mohojnë të kenë...

Përfundon plotësimi i formularit për ‘SkyECC’ dhe ‘EncroChat’, efektivët mohojnë të kenë përdorur aplikacionet e grupeve kriminale

0
85

Ka përfunduar procesi i dorëzimit të formularëve të vetëdeklarimit të aplikacioneve “SkyECC” dhe “EncroChat” nga Policia e Shtetit. Procesi i vetëdeklarimit ka përfunduar katër ditë para afatit të fundit, që ishte vendosur data 4 janar 2024.

Burime bëjnë me dije se asnjë punonjës nga e gjithë struktura e policisë nuk ka pranuar që të ketë pasur në përdorim aplikacionet “SkyECC” dhe “EncroChat” që përdoren edhe nga grupet kriminale. Të njëjtat burime thonë se të gjithë formularët do t’i nënshtrohen një analizimi të plotë në vijim.

Rreth 13.500 punonjës të Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Gardës së Republikës i janë nënshtruar plotësimit të këtij formulari, por ata kanë mohuar të kenë përdorur më herët aplikacionet që po tronditin botën e krimit, “SkyECC” dhe “EncroChat”.

Ndonëse policët kanë deklaruar se nuk i kanë përdorur këto aplikacione, në rast se instancat vërtetojnë se kanë qenë të regjistruar në këto dy aplikacione, pavarësisht arsyes, policëve do t’iu kushtojë detyrën pasi do të përjashtohen menjëherë nga struktura.

Deri më tani, janë 3 dosje të SPAK ku ka të përfshirë policë që ose janë vetë ata në këto aplikacione, ose diskutohet për ta. E para ishte dosja e grupit të atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja, e dyta ishte “Metamorfoza” ku u godit ish-kreu i Operacionales Oltion Bistri dhe së fundmi shefi i krimeve në Komisariatin nr. 6, Dedan Gjoni. SPAK, deri më tani, ka rreth 70 policë që po i heton, emrat e të cilave janë shfaqur në “SkyECC” dhe “EncroChat”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here