Google search engine
Home Kronike Plani i vrasjes së ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë/ Gazetari detajet

Plani i vrasjes së ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë/ Gazetari detajet

0
102

Gazetari Igli Çelmeta është shprehur se ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, e ka mësuar lajmin për planin për eliminimin e tij nga mediat.

Komentet Çelmeta i bëri në emisionin “Good Morning Albanians”, ku tha se Policia duhet ta kishte lajmëruar më parë Nanon për planin e ekzekutimit ndaj tij, në mënyrë që ai të vetëmbrohej.

“Rasti me ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano, është një rast që i kalon kufijnë e një skandali për Policinë e Shtetit, pasi kur Policia ka një informacion që një grup i caktuar po planifikon dhe ka një plan për atentat ndaj ish drejtorit të Policisë së Shtetit dhe të mos e lajmërosh, është shumë e rëndë.

Përgjegjësia në Polici duhet të ishte në nivelet e duhura, duhet ta lajmëronte Nanon dhe ai është profesionist, di si të mbrohet.

Dhe ta marrë lajmin nga mediat dhe më pas të interesohet… E ka marrë lajmin pas tre muajsh, nuk e ka marrë në momentin e duhur, kur Policia kishte informacione se një grup i caktuar kishte planifikuar eliminimin e tij. Të nesërmen Policia ka kontaktuar Nanon dhe i kanë thënë po të ofrojmë një polic më tepër, kjo është tallje”, tha Çelmeta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here