Google search engine
Home Sport FSHF del kundër Superligës Europiane: S’ka vend për të, Futbolli është për...

FSHF del kundër Superligës Europiane: S’ka vend për të, Futbolli është për të gjithë

0
109

Federata Shqiptare e Futbollit, ka dalë kundër krijimit të Superligës Europiane, pas vendimit të fundit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

Në qëndrimin zyrtar përmes një postimi të bërë, FSHF shkruan se futbolli është për të gjithë dhe duhet merituar në fushë.

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me projektin në të ardhmen, ndërkohë që edhe 3 skuadra të mëdha, Bayerni i Mynihut, Mançester Junajtid dhe Atletiko Madrid, dolën kundër krijimit të Superligës Europiane.

“Tifozët, lojtarët, trajnerët, federatat, klubet, ligat dhe të gjithë ata që e duan lojën e bukur të futbollit thonë njëzëri: ‘Nuk ka vend për asnjë lloj Super League në Europë. Meritat sportive janë ato ku bazohemi. Futbolli është për të gjithë, i hapur për të gjithë”. MERITOJENI NË FUSHË!”, shkruan FSHF.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here