Kosova vijon të jetë ende pa trajner, ndërkohë që kryetari i federatës Agim Ademi vijon të jetë në kontakte me teknikë të ndryshëm europianë. Por ai enden nuk ka vendosur, ndaj dhe një opsion real për të marrë Kosovën është Xhani De Biazi. Trajneri i njohur italian, Xhani De Biazi, në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, ka folur rreth zërave për të marr drejtimin e Kombëtares së Kosovës. “Dardanët” pas largimit të Primoz Glihas ende nuk kanë gjetur “timonierin” e ri. Në mesin e disa emrave që mund të marrin drejtimin e Kombëtares sonë, është edhe ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi, i cili kishte bërë historinë duke e dërguar për herë të parë skuadrën kuqezi në Kampionatin Evropian. Strategu italian tha se nuk është kontaktuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, por ai thotë se është i gatshëm të marrë drejtimin e Kosovës. “Nuk ka asnjë kontakt zyrtare. E kam takuar presidenti Ademi në Shqipëri, por nuk kemi biseduar për këtë çështje. Nëse do ta drejtojë Kosovën do të isha i kënaqur”, tha De Biazi.
De Biazi vlerëson lart kualitetin e ekipit kosovar
Tekniku italian De Biazi thotë se Kombëtarja kosovare ka skuadër me potencial të mirë. De Biazi thekson së do të dëshironte që të bëjë të njëjtë rrugë që e kishte bërë më parë me Shqipërinë. Pra ai e dëshiron marrjen e drejtimit të Kosovës. “Është një skuadër shumë e mirë dhe që ka potencial. Do të doja të shumë të përshkruaj të njëjtën rrugë që e kam bërë më Shqipërinë. Natyrisht se në futboll nuk është gjithçka e arritur, por premisat ekzistojnë për diçka të mirë”, ka thënë ai. Ai ka folur edhe për kualifikueset e Kosovës në EURO 2024, ku Kosova dështojë të kualifikohet në “Gjermania 2024”. Sipas tij, Dardanët mund të kishin bërë më shumë, por sipas De Biazit, fillimi i ciklit ishte i vështirë për Kosovën. “E pati pak vështirë në fillim, e dyta ishin ekipe të forta në grup, por mund të bëhej më shumë. Me grupin e lojtarëve që ka Kosova, sigurisht se mund të arrihej më shumë”, tha De Biazi.
Paraja s’është problemi, duhet besim
Tutje tekniku italian është i bindur se Kosova mund të ecë përpara, sepse sipas tij, është një grup i mirë i lojtarëve. Ai thotë se Federata e Futbollit të Kosovës vendos për të trajnerin e ri të Kosovës. De Biazi shton se nuk është pyetje paraja. “I njoh të gjithë lojtarët, edhe ata që nuk i njoh kam hyrë t’i shikojë. Kosova ka lojtarë të mirë dhe më një start të mirë dhe se vetëm duhet një shtyrje për ta çuara përpara. Duhet të shtyjmë skuadrën, duhet të shtyjmë federatën, zgjidhja është e tyre, sidoqoftë unë jam gati për të marrë drejtimin e Kosovës, por cilido trajner që të vjen është mirë të bëhet zgjidhja më e mirë. Nuk është problem paraja”, ka theksuar italiani, i cili se fundmi drejtojë Azerbajxhanin. Në fund, De Biazi ka folur edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, e cila do të pjesë e Evropianit 2024. Kuqezinjtë janë në grup me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. “Uroj më gjithë zemër që ta kalojnë grupin”, ka përfunduar De Biazi.