Meta, Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Endrit Bramillari janë shpallur “non grata” nga SHBA, kush është deputetja që është rrahur nga Monika brenda partisë pas konfliktit për motive të dobëta?

0
80

Avokati i njohur, Idajet Beqiri ka nxjerrë detaje shumë të forta për zhvillimet e fundit politike në vend. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Z.Beqiri ka bërë një deklaratë “bombë”. Ai ka zbuluar se Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe bashkëpunëtorë të tyre në Partinë e Lirisë janë shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu ai ka nxjerrë dhe një skandal. Sipas tij, Kryemadhi ka rrahur një deputete të PL për shkak se ka pasur lidhje të afërta me Ilir Metën. Gjithashtu, Idajet Beqiri ka folur për procedurën që do të ndjekë SPAK për ndryshimin e masës ndaj Sali Berishës. I pyetur nëse do të ketë arrest me burg, apo arrest shtëpie, për ish-kryeministrin, ai thotë se këtë çështje e dinë vetëm prokurorët. Po ashtu, ai ka thënë se po abuzohet me moshën e Berishës.

-Avokat Beqiri, dje u mbajt mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe jashtë godinës një protestë e organizuar nga Berisha, cili është komenti juaj?

Këshilli i Mandateve është në kuadrin e zbatimit të një procedure ligjore. SPAK ka nisur procedim për korrupsion aktiv për Berishën bëri një kërkesë për masë detyrimi paraqitje që e miratoi Gjykata e Apelit. Të gjithë shtetasit i kanë zbatuar vendimet e gjykatës dhe nuk ka ndodhur si po ndodh me Berishën që nuk e zbatoi vendimin e gjykatës. Ato që ai thotë se janë antikushtetuese janë kushtetuese dhe ato që ai thotë se janë kushtetuese janë akte kriminale dhe të paprecedenta që nuk bëhen në asnjë vend. Kur ai nuk e zbaton një vendim të tillë atëherë SPAK ka të drejtë të marrë masat e duhura që të eci procedimi sipas ligjit. Heqja e të drejtës për të dal jashtë vendit dhe masa e sigurimit që do paraqitej tek SPAK.

-Do kemi arrest shtëpie apo arrest me burg?

Ne nuk e dimë se çfarë do ti kërkoj gjykatës arrest shtëpie apo arrest me burg pa afat. Kërkesa bëhet për heqjen e mandatit, SPAK i thotë Parlamentit se mund ti marr të dyja masat masë arrest ose me burg.

-Deri ku është i mbrojtur për pjesën e moshën?

Në fakt këta abuzojnë me moshën. Është e vërtetë që kur je nën 18 vjeç, kur je grua shtatzënë dhe kur je mbi 70 vjeç masa e arrestit nuk jepet, kjo është pika 1. Po ka një pikë 2 që thotë kur preken interesa të rëndësishme në një procedim penale atëherë ndalimet e pikës 1 janë të pazbatueshme. Por, ky njeri manipulon procesin, mundet edhe të largohet nga vendi, apo mund të ketë akses të ndërhyjë në dokumente të ndryshme si tek komisioni i pronave.

-Një problem që vjen nga jurist që kanë bindje të djathta është se nuk vendoset në masë sigurie ndaj një personi nëse nuk ka një akuzë konkrete, ndaj Berishës ka një akuzë konkrete?

Kjo është një situatë absurde sa një pjesë e opinionit dhe juristëve dhe mediave janë bërë bllok pas të keqes dhe krimit dhe po e marri në mbrojtje në kundërshtim me ligjet dhe me kushtetutën e vendit. Edhe këta avokatë që thotë se nuk ka akuzë konkrete atëherë në ca baze u morë masa detyrim paraqitje dhe se i ndalohet që të dal jashtë shtetit. Kjo u mor në bazë të një kallëzimi që u mbush me prova më pas, nëse nuk do kishte akuzë nuk do ishte regjistruar procedimi penal, por kur regjistrohet procedimi penal është diçka tjetër, pra bëhet kur ka dyshime se e ke bërë një krim.

-Janë momentet më të vështira të Berishës këto?

Problemi është se ai nuk duhej që të rikthehej në politik, aq më tepër në atë moshë. Madje të shkosh deri atje sa ti lutesh Ilir Metës që të futesh  në zgjidhje me të, kur PD e konsideroi LSI më keq sa PS. Ai i bëri këto për të gjetur një strehë për të futur kokën. E ka kthyer foltoren në një organizatë kriminale me ata pak që i kanë ngelur se të tjerët kur e panë që ishte luftë personale  për të mbrojtur pasurinë e tij, ata u larguan. Ai po kërkon që të fusë edhe njerëz të tjerë, por nuk ka rrugë shpëtimi. Edhe ata që e përkrahin nesër do të bëhen pishman, po i pritet koka e gjarprit një njeriu kaq të rrezikshëm që ja nxiu jetën këtij vendi për 30 vite me radhë. Kjo është ajo që ne duhet të apelojmë para atyre që kanë edhe  pak tru, që të mos shkojnë pas një kali të ngordhur edhe do ta hanë mizat, Sali Berisha nuk ka shpëtim.

-Ilir Meta nuk ishte prezent dje në protestën e thirrur nga Berisha, ndonëse pamë që ishte Petrit Vasili. Keni një koment?

Partia e Lirisë është një parti familjare dhe është non grata e gjitha bashkë edhe me Vasilin dhe Braimllara. Edhe ajo deputetja që ka që ka rrahur Monika se mendonte se i afroheshin shumë Ilirit, ça nuk kanë ndodhur brenda asaj partie. Është një organizatë që u krijua për të bërë korrupsion, vjedhje dhe grabitje. Meta në disa aspekte ia ka kaluar edhe Berishës. Po përkrahësit e tij thonë se në fillim e filloi mirë po pastaj e prishën fëmijët, jo jo ai i prishi fëmijët. Korrupsioni i parë i Berishës është privatizimi që i bëri tragetit të Komanit që ja dha nipit të vetë. Dhe vijoi me krimet pastaj me radhë sa nuk kurseu as duke vrarë, për korrupsion i vrau 26 në Gërdec, në 21 janar për të mbajtur pushtetin. Po fshehin kokën tani që të mos i marr vala goditëse, por kjo është cunam. Edhe SHBA po e thonë hapur që SPAK dhe Gjykata e Posaçme kanë përkrahjen tonë deri sa Shqipëria të bëhet me shtet ligjor.

Intervistoi: Rigels Seliman

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here