Spak kërkon arrestimin/ A do të jetë i pranishëm Berisha në bledhjen e këshillit të Mandateve?, Ja si përgjigjet ish-kryeministri

0
76

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për mediat para nisjes së protestës, u shpreh se nuk do të jetë i pranishëm në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin në Kryesinë e Kuvendit, ku do të diskutohet kërkesa e SPAK-ut ndaj tij.

Berisha theksoi se nuk mund të pranojë një poshtërim publik. Ai theksoi se do të nisë në rrugë beteja e qytetarëve përballë regjimit të Ramës.

“Me qëllim për t’i dhënë një zgjidhje ligjore, që është e pamundur në këtë narkorepublikë, grupi parlamentar iu adresua Gjykatës Kushtetuese, jo për Sali Berishën, por iu adresua Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur pushtetin e parlamentit. Imuniteti i deputetit është mbrojtje për parlamentin dhe funksionimin e tij. Grupi parlamentar iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për t’u treguar vendin atyre që mund të mendojnë të rrëmbejnë një pushtet që nuk e kanë. Në këto rrethana, Edi Rama dhe larot e tij, vrapuan drejt parlamentit për t’i kërkuar zëvendësimin e masave antikushtetuese që kanë dhënë ndaj meje me masa më të rënda, arrestin me burg ose arrest shtëpie.

Ky është një poshtërim i parlamentit. Kjo është shpallja e tij një zyrë legalizimi e veprimeve të paligjshme, një zyrë amnistie për aktet e paligjshme, zyrë noterie. Ndaj dhe unë sot nuk mund të ndodhesha kurrë në atë komision, të pranoja një poshtërim publik të tillë të institucionit, që me Kushtetutë është institucioni qendror i republikës parlamentare. Sot ne nisim betejën në rrugë, e transpozojmë atë nga parlamenti në rrugë. Do të vazhdojmë në parlament”, u shpreh Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here