Google search engine
Home Bota Rajoni Siguroi mandatin parlamentar, reagon për herë të parë pas fitores politikani shqiptar...

Siguroi mandatin parlamentar, reagon për herë të parë pas fitores politikani shqiptar në Serbi

0
106

Shaip Kamberi ka arritur sërish të fitojë një mandat në parlamentin serb, në zgjedhjet që u mbajtën të dielën e 17 dhjetorit.

Pas këtij triumfi, Kamberi ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social, ku citon thënien e boksierit Muhamed Ali.

“Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë. Ata brohoritnin, bërtisnin dhe shkelmonin për çdo grusht me të cilin më godiste një kundërshtar. Aq shumë saqë u bënë histerikë kur i zhgënjeva ato ëndrra dhe shpresa (Muhamed Ali)”, shkruan Kamberi.

Gjatë periudhës nga 2002 deri në 2006 dhe 2006-2008, Kamberi shërbeu si pjesëtar i Bashkisë së Bujanovcit dhe drejtues i Partisë për Veprim Demokratik. Si një kandidat i Partisë për Veprim Demokratik në zgjedhjet lokale në 2008, ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Bujanocit dhe e ushtroi këtë detyrë deri në 2012.

Në zgjedhjet parlamentare në 2014, Shaip Kamberi u mandatua për në kuvendin kombëtar, pozicion i mbajtur deri në 2016 kur u zgjodh kryetar i Bashkisë së Bujanovcit. Në tetor 2018, Kamberi u zgjodh president i Partisë për Veprim Demokratik. Në zgjedhjet parlamentare të 2020, Kamberi u mandatua sërish si deputet në parlamentin serb.

Në këto zgjedhje, shqiptarët hynë të ndarë në dy lista, ku përveç Kamberit, mori pjesë garë edhe partia “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar” e përfaqësuar nga Visar Mehmeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here