Google search engine
Home Politike Përse nuk iu drejtuat Kuvendit kur vendosi masën detyrim paraqitje për Berishën?...

Përse nuk iu drejtuat Kuvendit kur vendosi masën detyrim paraqitje për Berishën? Ja si përgjigjet prokurori i SPAK

0
92

Prokurori Arben Kraja parashtroi mesditën e kësaj të hëne kërkesën e Prokurorisë së Posaçme drejtuar Kuvendit, për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Kraja shpjegoi edhe përse prokuroria nuk iu drejtua Kuvendit kur vendosi masën e detyrimit të paraqitjes për ish-Kryeministrin.

“Ne kemi vepruar bazuar në legjislacionin në fuqi, në Kushtetutën dhe Kodin e Procedurës Penale dhe kemi paraqitur atë kërkesë, të cilën na e ka miratuar edhe Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apeli. Kështu që nga pikëpamja e përmbajtjes jemi totalisht të bindur që kemi të drejtë dhe i qëndrojmë kësaj deri në fund. Cilat janë arsyet përse? Gjithmonë duhet t’i referohemi ‘Kushtet e procedimit’, nenin 288, sepse aty është  gjitha baza te Kodi i Procedurës. Kur ndaj një deputeti duhet të caktohet masa e sigurimit e arrestit, burg ose në shtëpi, heqja e lirisë në çfarëdolloj forme, kontroll personal apo i banesës, prokurori kërkon autorizim. Gjithë debati që bëhet këtu është shumë i thjeshtë, është vetëm tek një shprehje; çfarë do të thotë heqje lirie. Besoj për arrest në burg e shtëpi nuk kemi diskutime as për kontrollet. Heqje lirie do të thotë heqje lirie, nuk është kufizim. Kufizim dhe heqje janë dy nocione krejt të kundërta. Kufizimi është më i ngushtë, heqja është totalisht heqje. Kur do ishim ne në rast të një heqje që unë mendoj që prokurori duhet Të vinte para jush të kërkonte leje?

Tek neni 232, llojet e masave shtrënguese. Një nga masat shtrënguese që parashikohen është shtrimi i përkohshëm në spital psikiatrik. Çfarë do të thotë kjo? Heqje totale e lirisë. Në kushtet të tilla, unë shpresoj që të mos kemi asnjë situatë të tillë, por ligji i parashikon këto situata, prokuroi patjetër duhet të vijë para Kuvendit, duhet të kërkojë leje për ta marrë këtë. E jep gjykata ose jo është histori tjetër pastaj. E dyta, thuhet te neni 289, mosdhënia e autorizimit, pra nëse ne vijmë me kërkesë për arrest dhe Kuvendi nuk e miraton sepse ka arsye e tij, nuk e pengon të kërkojë masa të tjera të sigurimit prokurorin, sipas nenit 244. Masat e tjera janë ato që ju thashë. Ne kemi bërë këtë procedurë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here