Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka paralajmëruar Bashkimin Europian që të jenë të përgatitet për luftë deri në fund të kësaj dekade.
Në një intervistë të botuar në gazetën gjermane Ëelt am Sonntag, ministri thotë se kërcënimet e bëra nga Rusia mund të përshkallëzohen.
Pistorius e shikon si nevojë urgjente që vendet e Bashkimit Evropian të forcojnë industritë e tyre të mbrojtjes. Sipas tij kjo është mënyra e duhur që të jenë të përgatitur për sfidat e mundshme.
“Nuk është shaka. Mund të përballemi me rreziqe, deri në fund të kësaj dekade”, u shpreh ai.
Boris Pistorius u bëri thirrje shteteve të Unionit që ta vendosin fokusin në drejtim të forcave të armatosura, industrisë dhe shoqërisë, dhe kjo sipas tij duhet bërë në një dritare kohe prej pesë deri në tetë vitesh.