Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ndryshe nga kolegët e tij është paraqitur në kryesinë e Kuvendit ku dhe këshilli I mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.
Por ndryshe nga të tjerët, Enkelejd Alibeaj hyri nga porta kryesore e kryesisë që ndodhet përballë kryeministrisë, dhe jo nga dera e pasme ku zakonisht hyjnë deputetët për mbledhjet e komisioneve.
Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të shkojë në mbledhjen e Këshillit të Mandatave , i cili do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e tij.
Berisha sulmoi drejtësinë dhe prokurorët duke i cilësuar si larot e Ramës, që kanë shkelur Kushtetutën.
Nga ana tjetër, Berisha ka organizuar sot një protestë para Kryesisë së Kuvendit.









































