Google search engine
Home Politike Kërkesa e SPAK për arrestimin e Berishës, Këshilli i Mandateve merr vendim

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Berishës, Këshilli i Mandateve merr vendim

0
102

Komisioni i Mandateve voton pro heqjes së imunitetit për Sali Berishën. Të gjashtë anëtarët e komisionit votuan pro heqjes së imunitetit për ish kryeministrin.

Pas mbledhjes së Këshillit, pritet të zhvillohet votimi në Kuvend, çka i hap rrugën Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha.

Ish kryeministri është nën hetim nga SPAK për dosjen “Partizani”, nga privatizimi i të cilit, sipas prokurorëve, dhëndri i Berishës përfitoi 5 milionë euro.

Për këtë, lideri i Foltores u vu nën hetim nën masën detyrim paraqitje dhe mos dalje jashtë vendit, por Berisha nuk iu bind me argumentin e kishte imunitet.

Pas 3 mosparaqitjesh pranë SPAK, prokurorët kërkuan një masë më të ashpër ndaj tij, me arrest në burg, apo shtëpiak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here