Google search engine
Home Sport Junajtid e Liverpuli bëjnë “paqe”, barazimi zbret “reds”-at në vend të dytë

Junajtid e Liverpuli bëjnë “paqe”, barazimi zbret “reds”-at në vend të dytë

0
106

Java e 17-të e kampionatit elitar anglez prodhoi emocione dhe spektakël por edhe lëvizje të shumta në renditje, teksa Liverpuli, që dje kishte shansin të merrte kryesimin, nuk ia doli, pasi barazimi me Mançester Junajtid e zbriti në vend të dytë e vendin e parë në Premier League e mori Arsenali. Gjithsesi, diferenca është vetëm një pikë. Ndërkohë, ekipet e tjera të mëdha morën pikë të vlefshme për objektivat e tyre, sidomos Arsenali që këtë sezon është shfaqur me një staturë të fortë për të qenë fitues i titullit. Nuk ka dhënë fitues derbi i madh anglez mes Liverpulit dhe Mançester Junajtid. Të dielën mbrëma në “Anfield” dy skuadrat më të mëdha angleze luajtën pa gola. Ritmi ishte i lartë, ashtu si pritej. Kishte shanse, sidomos nga vendasit, por jo edhe gola të shënuar. Liverpuli ka dominuar, kurse në fund mori vetëm një pikë. I kishte tetë goditje në kornizë të portës, ndërsa Junajtid vetëm një. Gjithsej Liverpuli i kishte 34 tentime për gol, ndërsa Mançester Junajtid pesë. Siç thamë më lart, Liverpuli është i dyti në tabelë me 38 pikë, sa i ka edhe Aston Vila në vendin e tretë. Ndërkohë Mançester Junajtid është i shtati me 28 pikë. Udhëheq Arsenali me 39 pikë, derisa Mançester Siti është i katërti me 34 pikë. Sa i takon kryesuesit, Arsenalit, të dielën fitoi 2:0 ndaj Brightonit, me golat e pjesës së dytë. Gabriel Jesus shënoi për 1:0 në minutën e 53-të, ndërsa Kai Havertz shënoi golin e dytë në minutën e 87-të. Ndeshja i takoi xhiros së 17-të të kampionatit anglez. Brightoni është i nënti me 26 pikë. Po të dielën, Uest Hemi fitoi 3:0 ndaj Uolvesit. Po në kampionatin anglez, Aston Vila ka shënuar një tjetër fitore në Premier League të Anglisë. Të dielën, Aston Villa mposhti në udhëtim Brentfordin me rezultatin 2:1, në ndeshjen që i takoi javës së 17-të të elitës së futbollit anglez. Për Aston Vilën është fitorja e 12-të. Nga 17 ndeshje ka fituar 38 pikë, kurse Brentfordi i ka 19 pikë. Ekipi i drejtuar nga Unai Emeri e fitoi me përmbysje ndeshjen. Keane Ljuis-Poter shënoi golin e epërsisë në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërsa dy golat e fitores, Aston Vila i shënoi në pjesën e dytë. Aleks Moreno barazoi rezultatin në minutën e 77-të, kurse për 2:1 shënoi Ollie Vatkins në minutën e 85-të. Ben Mee në minutën e 71-të dhe Boubacar Kamara në minutën e 97-të u ndëshkuan me karton të kuq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here