Google search engine
Home Kronike Kamerat e sigurisë dhe skaneri s’kanë punuar për disa kohë, Klodiana Lala...

Kamerat e sigurisë dhe skaneri s’kanë punuar për disa kohë, Klodiana Lala zbulon detaje të bujshme si e siguroi Sokol Mjacaj armën brenda burgut

0
139

Ende mbetet mister fakti se si Sokol Mjacaj ka siguruar brenda burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, armën me të cilën vrau ditën e djeshme (15 Dhjetor), të dënuarit me burgim të përjetshëm, Arben Lleshi në qelinë e tij.

Vetë Mjacaj në dëshminë e tij ka deklaruar se e ka siguruar armën më shumë se 1 muaj e gjysmë më parë, por pa treguar se me kë ka bashkëpunuar.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar se ka dyshime se pistoletën e ka futur në burg në bashkëpunim me të dënuar të tjerë dhe efektivë policie.

Po ashtu ajo u shpreh për një periudhë disa javore skaneri i burgut nuk ka punuar, po ashtu edhe disa kamera, gjë që edhe lehtëson futjen e sendeve të paligjshme në burg.

“Ka dyshime se e ka futur armën përmes bashkëpunimit me të burgosur të tjerë dhe efektivë policie.

Skaneri për një periudhë kohe nuk ka bashkëpunuar. Është shfrytëzuar ky moment që arma e krimit të futej në burgun e sigurisë së lartë.

Ka refuzuar të bashkëpunojë për të treguar se kush ia siguroi armën”, tregoi raportoi gazetarja.

Aktualisht në polici janë 13 të shoqëruar, përfshirë edhe drejtorin e burgut, Kamber Hoxha.

Ngjarja ka ndodhur në 13:52 minuta të mesditës së të premtes, ndërkohë në 13:18 minuta, zyrtarisht ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kishte njoftuar transferimin e tij Mjacajt në regjimin 41 bis.

Sokol Mjacaj ka qenë në zonën e ajrimit dhe e ka thirrur Arben Lleshin tek dritarja e qelisë së tij. Kur viktima është përgjigjur Sokol Mjacaj ka qëlluar 5 herë në drejtim të tij me pistoletë.

Tre plumba kanë kapur Arben Lleshin, i cili nuk i mbijetoi plagëve duke ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij i qelisë u qëllua me 1 plumb.

Pas krimit, 28-vjeçari ka kërcënuar gardianët dhe të burgosurit e tjerë, ndërsa u ka bllokuar rrugëkalimin familjarëve të të dënuarve.

“Ai është ndodhur në ambientin e ajrimit kur është afruar afër qelisë së Arben Lleshit, tek dritarja e tij, e ka thirrur në emër për t’u siguruar se ishte Arben Lleshi dhe në momentin që iu është përgjigjur, Sokol Mjacaj ka qëlluar me pesë herë me armën e tij tip pistoletë.

Tre plumba e kanë kapur Arben Lleshin në trup duke e plagosur rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë Indrit Shaqja është plagosur me vetëm një plumb. Pas kësaj ngjarje, Sokol Mjacaj ka kërcënuar gardianët dhe të dënuarit e tjerë të cilët kanë tentuar ta sulmojnë për shkak të krimit që kishte kryer.

Ai ka hyrë në një nga qelitë duke bllokuar rrugën kalimin e familjarëve të të dënuarve të cilët në atë orar ndodheshin në takim duke krijuar një situatë të paprecedentë dhe të rëndë, tension e frikë. Pas orësh kontakti dhe negociatash  me drejtuesit e burgut, por ka pritur edhe ardhjen e RENEA, forcave të policisë dhe zyrtarëve të prokurorisë e më pas është vetëdorëzuar”, tha gazetarja Klodiana Lala.

“Armën e kam siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë”, ka dëshmuar Sokol Mjacaj para hetuesve, pas vrasjes në qelinë e burgut të Arben Lleshit.

I burgosuri me dënim përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë ka deklaruar para hetuesve se Arben Lleshin e ka vrarë pasi kishte sherr me të sepse ky i fundit nuk e ka pranuar në sektor.

Por mësohet se versioni i 28-vjeçarit Sokol Mjacaj është rrëzuar nga Prokuroria pasi ka dyshime se kemi të bëjmë me një vrasje me pagesë.

Sokol Mjacaj rreth dy muaj më parë është takuar me dy familjarë të tij, pasi këta të fundit thuajse nuk e takonin fare. Ndërsa viktima Arben Lleshi nuk kishte kontakte me familjen prej më shumë se 3 vitesh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here