Google search engine
Home Kronike Sherr mes të burgosurve në famëkeqin grek, plagoset 52-vjeçari shqiptar

Sherr mes të burgosurve në famëkeqin grek, plagoset 52-vjeçari shqiptar

0
93

Një përplasje e rëndë mes të burgosurish në “Koridhalo” në Greqi ka përfunduar me dy të plagosur.

Ka qenë një 28 vjecar i burgosur, kombësia e të cilit për momentin nuk bëhet e ditur, i cili ka goditur me thikë në kraharor, qafë dhe krah një të burgosur shqiptar 52 vjec duke e plagosur.

Sapo kanë parë skenën, të burgosur të tjerë kanë goditur autorin në kokë dhe trup duke e lënë edhe atë të plagosur.

Gardianët kanë neutralizuar 28 vjecarin duke i sekuestruar një thikë dhe një celular të thyer. Të dy të plagosurit janë derguar në klinikën e burgut ku i është dhënë ndihma e parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here