“Zhduket” dëshmitari kyç i dosjes “Beleri”, merren si prova dëshmitë e tij në prokurori, SPAK dërgon për gjykim edhe njeriun që bleu vota për dyshen Berisha-Meta më 14 Maj

0
55

U zhvillua dje seanca e radhës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Mësohet se në procesin ndaj Belerit ishin të pranishëm edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule si edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri Konstantina Kamitsi. Kjo nuk është hera e parë që diplomatja greke ndjek nga afër procesin ndaj Belerit. Por ndërkohë, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka refuzuar të dëshmojë dje në sallën e gjyqit. Ndërkaq dje pritej të dëshmonte vëllai i Arsen Ramës. Ky i fundit është i infiltruari i policisë, që mori para nga Fredi Beleri për vota. Abdyl Rama nuk ka qenë i pranishëm në seancë, por ka qenë SPAK që ka la lexuar dy dëshmi të dhëna prej tij në ambientet e prokurorisë. Abdyl Rama që prej muajit korrik rezulton i zhdukur dhe nuk gjendet dot as nga policia dhe as nga prokuroria. Dyshohet se ai ka gjetur strehim jashtë vendit dhe SPAK është detyruar të ofrojë si provë deklarimet e tij gjatë marrjes në pyetje.

Dëshmitë e Avdyl Ramës

Ndërkohë, dëshmia e parë e Avdyl Ramës ishte dhënë në prokurorinë e Vlorës, ditën e arrestimit dhe tjetra në qershor në SPAK.“Pak ditë pas arrestimit të Belerit më kapën në Himarë dy persona që më i kërkuan të tërhiqnin deklarimet e tij dhe të vëllait Arsen Rama. Ata thanë se janë miqtë e Belerit. Nëse do të tërhiqni deklarimet do t’i sigurojmë azil politik për vëllain në Greqi. Në një ditë tjetër duke ikur në Livadh me motor më preu rrugën një person dhe që në duar dukej sikur mbante një armë më ka kërcënuar dhe sharë greqisht nga nëna që më ka vdekur. Që kur u arrestua Fredi Beleri ne na ka falimentuar biznesi sepse nuk na blen më njeri peshk si dhe në Himarë nuk na flet më njeri”, thuhet në dëshminë e Avdyl Ramës, e lexuar në prokurori.Por kjo u refuzua nga avokatët e Belerit, të cilët pretendojnë se të dy vëllezërit rezultojë të dënuar për mashtrim.“Abdyl Rama dhe Arsen Rama janë dënuar në 2-3 gjykata të Shqipërisë për çështje të ndryshme. Në 19 qe është shtyrë gjyqi ai ka një gjyq këtu dhe nuk e gjejnë dot. Ky është Abdyl Rama që nuk e gjejnë dot. Janë dy vëllezër që kanë organizuar të gjithë këtë. Njëri vëlla është në mbrojtje të tjetrit. Kjo është e vërtet. Janë disa herë të dënuar të dy, i përdor policia”, tha avokati i Belerit.

SPAK dërgon për gjykim Klodian Kapidanin

Nga ana tjetër, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim Klodian Kapidanin, i cili akuzohet se ka blerë vota për kandidatin e dyshes Meta-Berisha, Finsik Qosja në zgjedhjet e 14 majit.Nën akuzën për ‘korrupsion aktiv në zgjedhje’ SPAK ka dërguar për gjykim Kapidanin, ndërsa në bazë të hetimeve thotë se ditën e zgjedhjeve, ai ka premtuar dhe ofruar disa personave para me qëllim që të marrin pjesë në votime dhe të zgjedhin Fisnik Qosen në Bashkinë e Kavajës. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet për procedimin penal nr.88 viti 2023 që bën fjalë për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë procedim penal është provuar fakti se i pandehuri Klodian Kapidani, me banim në Kavajë, në datën 14.05.2023, datë në të cilën janë zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme vendore për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, iu ka premtuar dhe iu ka ofruar personave të tjerë shuma monetare me qëllim për të marrë pjesë në votime, për të siguruar pjesëmarrjen edhe të personave të tjerë në votime, si dhe për të përcaktuar mënyrën e votimit”, njoftoi dje SPAK. Kryebashkiaku i Kavajës, Finsik Qosja fitoi në zgjedhjet e 14 majit me një diferencë prej 855 votash kundrejt socialistit Redjan Krajli.

Si u zbulua Kapedani?

Arrestimi i Kapedanit u bë më 9 qershor teksa ishte duke ecur në rrugë në qytetin e Kavajës. Përgjimet telefonike të SPAK  zbuluan implikimin e Klodian Kapedanit. Korrupsioni zgjedhor është zbuluar rastësisht gjatë përgjimeve telefonike të disa personave të tjerë, të cilët janë në hetim nga SPAK për vepra të tjera penale. Këta të fundit nuk kishin lidhje me zgjedhjet, por për ngjarje të tjera kriminale dhe sipas hetimeve dyshohet se janë përdorur nga Kapedani për t’i dhënë votën kandidatit të Berishës dhe Metës në Kavajë kundrejt parave. 39-vjeçari u zbulua nga përgjime në linja telefonike standarde, por edhe përmes aplikacioneve të komunikimeve online si Ëhatsapp, disa ditë para zgjedhjeve dhe gjatë datës 14 maj kur shqiptarët iu drejtuan qendrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit vendorë. Sipas hetuesve, në këto biseda Klodian Kapedani nuk përmend shuma konkrete parash në këmbim të votës, por linte takim fizik me ta që t’u jepte paratë që të votonin pro kandidatit që ai mbështeste Fisnik Qosja, i cili u shpall fitues në Kavajë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here