Hidhet shorti për kryetarin e ri të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ja kush zgjidhet fitues

0
83

Sot është hedhur shorti për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për vitin 2024.

Shorti është hedhur në ambientet e Presidencës, prej ku fitues është zgjedhur Sokol Ngresi, ndërsa zëvendësues do të jetë Dariel Sina.

Deri më tani, nga ky short është zgjedhur fituese si anëtare e parë Elsa Toska është dhe Sonila Bejtja anëtare e dytë. Ndërsa anëtare zëvendësuese u zgjodh Mariana Semini. Një tjetër anëtare e KED, si përfaqësuese nga Prokuroria e Përgjithshme do të jetë prokurorja Alma Muça. Ndërsa anëtare zëvendësues është zgjedhur prokurori Arqilea Koça.

Ndërkohë, vijon shorti për zgjedhjen e anëtarëve të tjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here