Ministri i Financave Ervin Mete: Ju tregoj se kur do të fillojë rritja e pagave për mësuesit dhe policët, po punojmë për një reformë të re të pensioneve, ja ndryshimi i madh që po përgatitim me Bankën Botërore dhe me FMN

0
97

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete ka komentuar situatën ekonomike në vend dhe jovetëm. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, ministri Mete zbuloi se kur do të rriten pagat për mësuesit dhe policët, ndërkohë që foli edhe për reformën për pensionet si edhe për skemën dhe mënyrën se si do të tatohen profesionet e lira. Gjatë kësaj interviste, ai u shpreh se 10 vitet e fundit fondi për pensionet është dyfishuar, duke theksuar se është e domosdoshme një reformë për pensionet. Madje numri një i Ministrisë së Financave tregoi edhe ndryshimin e madh që po përgatitin me Bankën Botërore dhe me FMN sa i takon skemës së pensioneve.

-Zoti Ministër, në Kuvend javën që shkoi ndodhi një skenë shumë e shëmtuar, por dëmi më i madh i bëhet faktit se diskutimi i projektbuxhetit 2024 është ai që ju detyroheni që të bëni transparencë totale dhe ajo nuk ndodhi sepse ndodhi kjo gjëja tjetër. Çfarë mund të na thoni më shumë?

Sigurisht nuk është as e këndshme dhe as e pëlqyeshme nga pikëpamja e ministrit dhe nga pikëpamja qytetare. E mira është që të ketë diskutim, por që projektbuxheti nuk është ato 24 orë por nis që në 3 mujorin e parë, është një proces që ka edhe afatet e veta ligjore, pasi nëse nuk do miratohej është ë pamundur që të bëhen shpenzimet e nevojshme buxhetore. Do donim që të diskutonim, por ja që erdhi kështu.

-Drejtësia e re ka në vëmendje shpenzimet publike dhe mënyrën se si operon pushteti qendror dhe ai lokal, por thuhet se surplusi që po krijohet po bëhet sepse realizimi vjetor i shpenzimeve është i ulët, sa e vërtetë është kjo?

Ka një sërë faktorësh për surplusin që ju po flisni. Duke filluar nga masat që ishin marrë për përballimin e një krize të mundshme energjetike, ne ende nisur nga situata e vjetshme deri në fund të vitit e kemi konsideruar situatën si potencialisht me risk për energjinë, por ishin buxhetuar 12 miliardë dollar afërsisht për një risk të mundshëm. Vitin e kaluar ne diskutonim për rritje disafish të çmimit të energjisë e cila në shumë vende u materializua , por influencoi edhe inflacionin, ndërsa në vendin tonë inflacioni nuk arriti në ato nivele. Një arsye tjetër janë është se qeveria mori një eurobond që parashikonte në një kohë të dytë blerjen mbrapsht të bonusit të viti 2025, kjo për shkak të menaxhimit të borxhit. Ishte parashikuar një eurobond që këtë javë është materializuar edhe proceduara e blerjes mbrapsht. Kemi pasur një realizim të mirë të të ardhurave, ne bëmë një akt normativ duke planifikuar të ardhura shtesë në fund të vitit që reflekton këtë ecuri të mirë të të ardhurave. Pra janë një tërësi faktorësh që lidhen më surplusin. Ka një nevojë edhe për të pasur një ecuri më të shpejtë të investime publike, por edhe për të absorbuar më shpejt fondet e huaja.

-A ka një ndrojtje në administratë sa i përket realizimit të investimeve publike, lëvrimit të fondeve, për shkak të kësaj situate, a ka një efekt të ndjeshëm?

E rëndësishme për ne është që po diskutojmë surplus. Unë mbaj mend që para disa vitesh ne kemi pasur vështirësi në anën tjetër pra për të diskutuar likuiditet për të hapur vitin, diskutonim shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, realizmi i huamarrjes, kemi pasur vite të vështira me tërmetin, po ashtu edhe me pandeminë. Ka nga ato projekte që ka ecuri të mirë dhe ka nga ato që kanë ngadalësi. Një nga pikat kyçe të presidentit të bankës botërore ishte kjo sepse bënte llogari se sa kohë i duhej një projekti të bankës për tu ekzekutuar që nga momenti që disbursohej.

-Po investimet publike për vitin 2024 do të kenë një rritje të ndjeshme, ku do shkoj pjesa më e madhe e tyre?

Është e rëndësishme që ne kemi buxhetuar rritje të investimeve publike për vitin tjetër, fokusi i vitit tjetër është buxheti i rritjes së pagave dhe i mirëqenies në vend. Rriten pagat e administratës publike me synimin që të rritet konkurrenca dhe të nxitet edhe sektori privat dhe ka një faturë që në totalin e vet duke filluar nga 1 janari 2025 arrin në 40 miliardë lekë. Në dy vitet e fundit pensionet janë rritur me rreth 300 milionë dollarë, fakti që ne shkojmë me rritje për investimet publike kjo është diçka e rëndësishme.

-Tek efekti real i rritjes, më të interesuar janë pensionistët, pasi kemi pensione të ulëta, pse në Shqipëri nuk ndodh që të marrësh një nivel pensioni që të jetë i afërt me kontributin që ke dhënë për shoqërinë, a ka ardhur koha që të bëhet një rritje reale e pensioneve?

Unë besoj se të gjithë ne që jetojmë në këtë vend kemi ndjeshmëri ndaj kësaj shtrese. Në dhjetë vitet e fundit fondi i pensioneve që ne shpenzojmë si shtet për pensionistët është dyfishuar, numri i pensionistëve është rritur me 25 për qind. Këtë herë pa pasur kontribute dhe herë jo dhe ata që janë sot janë ndikuar nga kjo, paga që merret referuese në momentin që llogaritet pensioni është paga në momentin e daljes në pension dhe punonjësit që do dalin në vijim me paga më të larta do të kenë edhe pensione më të larta. A ka ardhur momenti për të bërë një reformë të dytë, sepse e para ishte një reformë e shëndetshme. Ne kemi skemë pensioni që do varet nga kontribuesit që ne do të kemi kur te dalim në pension. Kemi hapur edhe një diskutim me Bankën Botërore dhe me FMN, por duhet që në këtë diskutim të përfshihen jo vetëm pensionistët që ne i konsiderojmë vulnerabël, por edhe shtresat e tjera që kemi në Shqipëri. Buxheti në fund i përgjigjet kërkesave edhe sipas mundësive, në këtë stad ku jemi rreth 2.5 miliardë euro në vit që shkon për këto shtresa nuk është një përqindje jo domethënëse. Duhet që të kemi më shumë kontribuues që të rriten pensionet.

-Opozita thotë se profesionistet e lirë po taksohen më shumë se gjithë të tjerët?

Profesionistët e lirë do të kenë një skemë të tillë fitim nga 1 lekë deri në 14 milionë lekë të reja në vit do të tatohen 15 për qind, pra fitimi dhe jo xhiroja që është e përllogaritur si taksa efektive që paguajmë ne si të punësuar që arrijmë nivelin 23 për qind. Taksa efektive llogaritet e përafërt me këtë nivel. Qeveria ka detyrë duhet që të mirëadministrojë pjesën e kontribuuesve, sepse pjesa e përfituesve varet nga jetëgjatësia e tyre. Duket rritur kontribuuesit do jetë mundësia që të ketë edhe një reformë në skemën e pensioneve.

-Është folur se do të ketë një rritje pagash për mësuesit, policët sepse jam ndeshur me disa ankesa nga këto kategori sepse thonë rritja e pagave nuk fillon nga 1 janari i vitit 2024, por shumë më vonë, sa e vërtetë është kjo?

Rritja e pagave fillon nga mesi i vitit të ardhshëm dhe do të bëhet efektive nga mesi i vitit.

-Një nga lajmet e mirë për situatën ekonomike në vend, është se Shqipëria sa i përket pastrimit të parave ka dal nga lista gri, ndërkohë mazhoranca ka pasur një ide konkrete për amnistinë fiskale, a mund të bëhet kjo apo qeveria ka hequr dorë nga kjo nismë?

Së pari ekonomia në vend po përjeton një moment të mirë ekonomik. E konsideruar e qëndrueshme në vijim nga FMN dhe nga Banka Botërore. Kemi pasur edhe një zgjerim të sektorit të turizmit këtë vit që pritet që të jetë i qëndrueshme në vijim. Sa i përket amnistisë është thënë që çdo nismë në këtë drejtim duhet që të jetë i pajtueshëm me standardet ndërkombëtare në raportet me nisma të ngjashme që janë marr edhe në vendet e tjera.

Intervistoi: Rigels Seliman

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here