Të gjithë me kokën nga SPAK, kreu i PD Lulzim Basha vijon takimet me qytetarët: Kemi zgjedhur të qëndrojmë çdo ditë pranë njerëzve

0
54

Ndërkohë që shumica e klasës politike është me kokën nga SPAK, kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka vijuar ditën e sotme turin e takimeve të tij në të gjithë Shqipërinë, duke u ndalur në qytetin e Gramshit.

Në një postim në facebook, Basha shkruan: “Pranë qytetarëve dhe sipërmarrësve, për të diskutuar për shqetësimet e vështirësitë e vazhdueshme.”

“Ne kemi zgjedhur të qëndrojmë çdo ditë pranë njerëzve, në një bashkëbisedim të vazhdueshëm me shoqërinë, për të ndërtuar të gjithë bashkë të ardhmen që familjet shqiptare meritojnë!” –përfundon ai.

Postimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

“Sot në Gramsh, pranë qytetarëve dhe sipërmarrësve, për të diskutuar për shqetësimet e vështirësitë me të cilat ata përballen. Ne kemi zgjedhur të qëndrojmë çdo ditë pranë njerëzve, në një bashkëbisedim të vazhdueshëm me shoqërinë, për të ndërtuar të gjithë bashkë të ardhmen që familjet shqiptare meritojnë!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here