Vendi i Bashës në Kuvend në flakë, reagon ashpër Bejko: Berisha kërcënim mafioz ndaj kryedemokratit

0
50

Aksionin opozitar të Rithemelimit, nënkryetari i Partisë Demokratik zyrtare, Roland Bejko e cilëson si një mënyrë e Sali Berishës për hallin e tij personal dhe jo për interesat e qytetarëve shqiptar, e shtoi se Berisha është fytyra e flakës dhe e agresivitetit. Në një intervistë për mediat dje, Bejko theksoi se vetë Rama dhe Sali Berisha, janë bashkë dhe kanë interes të krijohet kaos në Kuvend. I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj në lidhje me djegien e vendit të Lulzim Bashës në Kuvend, Bejko e cilësoi si kërcënim mafioz ndaj kryedemokratit. “Foltorja ka vetëm një hall hallin e Sali Berishës dhe Sali Berisha ka hallin e vet personal. Ka një hall prej dy vitesh me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe që e kanë shpallur non grata dhe e kanë izoluar krejtësisht. Kërkon të thotë se nëse nuk më amnistoni jam një faktor i tillë që mund të destabilizoj vendin dhe jo vetëm por gjithë Rajonin. Do të instalojë berizhizmin. Siç duket dhe në parlament Edi Rama i krijoi të gjitha kushtet Sali Berishës. Është filozofia e dhunës. Është fytyra e flakës e dhunë e agresivitetit e gjithçkaje që ka të bëjë me totalitarizmin. Demokracia do të vdesë nëse negociohet fati i Sali Berishës. Rama e mirëkupton Berishën dhe i krijon kushtet se nëse do të godasë drejtësia në këto nivele, Rama ka radhën. Ata janë bashkë, ata e ndihmojnë njëri-tjetrin. Nëse e ka quajtur Berisha tradhtar Bashën është lajm i mirë. Basha është jashtë trekëndëshit të Bermudës. Basha është i ndarë nga Rama, Berisha, është i ndarë nga filozofia e dhunës prandaj e quajnë tradhtar, dhe tradhtarit i vendosin flakën. Është një kërcenim alla mafioz duke i djegur vendin. Do e shohim kush do të fitojë në këtë betejë mafia apo drejtësia”, deklaroi Bejko.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here