Operacioni i SPAK/ Klodiana Lala zbërthen rolin e oficerit të policisë: Dedan Gjoni i jepte informacion porositësit të vrasjes

0
109

Shefi i krimeve në Komisariatin Nr.6 të Policisë së Tiranës është në mesin e personave të arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK që u zhvillua mbrëmjen e së hënës.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Opinion, ka shpjeguar se oficeri i policisë Dedan Gjoni i jepte informacione porositësit të vrasjes dhe personit që e kishte marrë përsipër për dy vëllezër, të cilët kërkoheshin për t’u vrarë nga Ismail Zeneli, person i përfshirë gjithashtu në këtë dosje të SPAK.

“Ismail Zeneli është një qytetar nga Kukësi, i cili prej vitesh ushtron aktivitet në fushën e narkotrafikut. Është një personazh jo shumë i njohur në Shqipëri me emër të ndryshuar. E ka ushtruar aktivitetin kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe në vitin 2013 i është vrarë vëllai. Për vrasjen janë arrestuar fillimisht dy vëllezër, të cilët më pas kanë marrë pafajësi. Në shenjë hakmarrje, ai mbërrin në Shqipëri, kontakton Dedan Gjonin i cili është shef i hetimit të krimeve në Komisariatin Nr.6 dhe i kërkon informacion për hyrje-daljet e vëllezërve. Dhe vrasjen e këtyre vëllezërve e merr përsipër Bujar Gërmizi. Me ndihmën e oficerit të policisë, oficeri arrin të gjurmojë nënën dhe motrën e dy vëllezërve që ndodheshin në Britaninë e Madhe, duke ju vënë edhe GPS. Duke kontrolluar të dhëna në sistemin TIMS, duke u marrë me ta. Por vrasja e tyre nuk kryhet sepse ata mesa duket e nuhatën nuk arritën dot të realizohej dhe ata u larguan. Dhe sot që ne flasim janë në Britaninë e Madhe me leje qëndrimi atje. Vëzhgimet janë bërë sa herë hynin në sistemin TIMS dhe Dedan Gjoni merrte të dhënat, janë vëzhguar në Shqipëri, merrte të dhënat, ja përcillte porositësit të ngjarjes dhe Gërmizit, dhe po ashtu bënte kontrollin me GPS të familjarëve të tij. Kjo ngjarje nuk u bë”, u shpreh gazetarja Klodiana Lala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here