Google search engine
Home Politike Lirimi i Malltezit nga qelia, SPAK nuk është dakord me vendimin e...

Lirimi i Malltezit nga qelia, SPAK nuk është dakord me vendimin e Gjykatës së Apelit, ja lëvizja e radhës

0
87

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka vendosur të kërkojë rekurs në Gjykatën e Lartë lidhur me vendimin e fundit, për lirimin nga burgu një ditë më parë të Jamarbër Malltezit. Këtij të fundit iu caktua një masë më e lehtë sigurie, ‘Arrest shtëpie’.

Lajmi është bërë me dije për mediat nga prokurorët e çështjes. Një ditë më parë gjyqtarja Ilirjana Olldashi ndryshoi masën e sigurisë të Malltezit, nga arrest me burg në ‘arrest shtëpie’.

Ndërkohë që prokurorët e SPAK kërkojnë qëndrimin në burg të Malltezit pasi nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here