Jamarbër Malltezi reagon nga shtëpia: Më duket vetja si në gjyqet e ’45, prokuroria politike merr urdhra nga Balla, SPAK të më kërkojë ndjesë publike

0
70

Jamarbër Malltezi ka reaguar ditën e djeshme pas vendimit për të ndryshuar masën “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie” në rrjetin e tij në “Facebook”. Në një shkrim të gjatë të zbardhur nga fjala e tij në seancën gjyqësore Malltezi e quan një gjyq politik procesin ndaj tij, duke vijuar se ka për qëllim dënimin e tij dhe të ish-Kryeministrit Berisha. Po ashtu, ai thotë se e ndjen “veten si në gjyqet politike të vitit 1945 ku pronarët ishin armiqtë e pushtetit popullor”. Ndër të tjetra ai shkruan se SPAK ka vërtetuar se padia e Taulant Ballës, që çoi atë përballë drejtësisë, është e rreme. Ndonëse sipas tij, SPAK tanimë është në dijeni të falsitetit të kësaj padie, sërish ka frikë të veprojë. Sakaq, në fjalën tij Malltezi thekson dhe ngre akuza se shteti jo vetëm  që  ua vodhi pronën pronarëve por dhe e mbajti peng për 60 vite. Nga ana tjetër Malltezi në shumë fragmente të fjalës së tij të gjatë akuzon Taulant Ballën si instruktor i urdhrave, që sipas tij, ia jep Prokurorisë Politike siç dhëndri i Berishës e quan. Ai ka mohuar akuzat që drejtësia ka ngritur mbi të, duke thënë se në fakt i gjithë procesi i ndjekur për ish-kompleksin “Partizani” lidhet me kthimin e pronës tek pronarët e vjetër. “Taulanti me urdhrin e Edi Ramës ngriti padi ne SKAP për përvetësim të paligjshëm të pronës, për vjedhje pasi sipas tij ishin shpronësuar nga Italia, për privatizim te paligjshëm etj. 3 vjet hetime kryen prokurorët shërbyes të Ramës deri te fëmijët e Malltezit (se nuk hetohet çështja por 3 gjenerata te personave), dhe doli se Taulanti kish bërë kallëzim të rremë. Toka e 5 familjeve pronare ka vijuar e pastër ne Regjistrat Hipotekorë edhe në 1943, 1945 & 1946. Ligji i kthimit të pronës i 2004, i ktheu tokën pronarit të ligjshëm, dhe e beri privatizimin e objekteve mbi tokë private nje detyrim taksativ ligjor për shtetin ndaj pronareve te tokes. Përveç ketyre, Taulanti beri kallzim të rremë edhe për pjesën takuese të Malltezit. SPAK e vërtetoi kallëzimin e rremë të Taulantit, por ka frikë të veprojë”, shkruan ndër të tjera Malltezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here