Gjyqtarja i Iliriana Olldashi, e cila liroi sot nga qelia, Jamabër Malltezin, i arrestuar rreth një muaj më parë për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani, është në konflikt interes me dhëndrin e ish-kryeministrit. Sipas informacioneve, gjyqtarja Olldashi ka blerë apartament banimi në kompleksin ‘Magnet’, kompani e cila është në sekuestro nga SPAK dhe po hetohet.
Sipas avokatit Idajet Beqiri, ai tha se gjyqtarja duhet ta kishte treguar se kishte konflikt interesi dhe duhet të hiqte dorë nga çështja.
‘Tani shkohet në gjykatë të lartë. Gjykata e Lartë e prish vendimin në rast të tillë dhe thotë të rishikohet vendimi. Duhet ta kaloj në rekurs. Ajo kontratë e lidh me grupin kriminal që nga ky moment është në konflikt interesi. Nuk duhet ta gjykonte këtë çështje. Duhet ta tregonte. SPAK do ta bëjë rekursin. E ka blerë me një çmim qesharak në raport me të tjetër.’- tha Beqiraj.
Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit liroi sot nga paraburgimi dhëndrin e ish kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezin duke ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Jamabër Malltezi u arrestua më 21 tetor 2023 në aeroportin e Rinasit teksa po priste bashkëshorten e tij, Argita Malltezi, një ditë pasi GJKKO kishte vendosur masat e sigurisë arrest me burg për dhëndrin e Berishës, detyrim me paraqitje dhe ndalim të udhëtimit jashtë për biznesmenin dhe ortakun e Malltezit, Fatmir Bektashi dhe ish kryeministrin.