Zbërthimi i aplikacionit Sky Ecc ka çuar në zbulimin e grupit kriminal që dyshohet se trafikonin drogë nga Amerika Latine në BE.
Nga 11 urdhërarreste janë ekzekutuar 4, mes tyre Dedan Gjoni, Shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6.
Në bisedat e fundit të zbardhura nga SPAK në aplikacionin Sky Ecc ku u arrestua edhe oficeri i policisë Dadan Gjoni flitet edhe për vota. Në një bisedë të datës 5 mars 2021 oficeri i policise i kërkon një shtetetasi përdoruesi i Skai që ta ndihmojë për të siguruar vota për deputetin aso kohe Myslim Murrizi.
Dedan Gjoni shkruan se e ka mik dhe ka detyrime. Përdoruesi tjetër i Skait i thotë se mund te sigurojë menjëhere 15 vota nga Valencia ku ai ndodhet. Por oficeri i policisë i kërkon që ai të angazhojë dhe të lajmëroi edhe njerëzit e tij në Shqipëri si nipërit e njerëz të afërm.
J… Ca bëre shok….mir je…un mir qetësi pz…
Dedan Gjoni: -Shok do me ndihmosh me vota
J …hahaha.në kdo momente nuk e di me ko je pz…kam shum dyshime per ty…
Dedan Gjoni- Me Myslym Murrizin Shok sa te kem mundesi do e ndihmoj….
J… Më pëlqen…kam simpati…
Dedan Gjoni–Eshte i vetmi që kam mik e detyrim…Me ndihmon mua……A më ke shok…
J…Nja 15. ota ti jap nga valencia online…kto që kam me dokumenta..
Dedan Gjoni: Ore në Tiranë. Hahah. Jepi urdhër babes nipit fortë… Hahaha…
Dedan Gjoni: Ok shok… Mirardhsh…”
Të njëjtën bisedë Dedan Gjoni ka bërë dhe me Ismail Zenelin, në kërkim si i dyshuar i përfshirë në këtë grup kriminal.
Po ashtu i kërkon edhe përdoruesit Ismail Zeneli, në orën 19:41:17 që familjarët e tij dhe ai vetë të investohen për vota për subjektin që përfaqëson Myslim Murrizi. Ata shkëmbejnë mesazhet:
Dedan Gjoni: Sot isha me deputetin…Do na ndihmosh me vota… Me sa njerez ke….Se e kemi mik te mire…
Dedan Gjoni: Une demokrat jam….Por i duam per partine e myslimit…E kam sh mik Murrizin
Ismail Zeneli -audiofile “shko fol me ate byrazelin atje ne bathore e ti gjajne ai nja 200 vota se a demokrat me ate byrazelin tem me ate shoferin e kamioni. 200+-Fol ti me te.. Se myslimi eshte ndare nga pd….Por e djathte eshte…Fol nje here ti me te..
Ismail Zeneli: -Ok ok… Pa merak…”










































