Google search engine
Home Kronike Operacioni i SPAK, gazetari i njohur zbulon detaje nga roli i shefit...

Operacioni i SPAK, gazetari i njohur zbulon detaje nga roli i shefit të krimeve në Tiranë për vrasjen e 2 vëllezërve në Angli

0
94

Gazetari Lavdrim Lita ka komentuar operacionin e SPAK që lëshoi 11 urdhër arreste.

Si pjesë e dosjes ishte dhe shefi i krimeve te Komisariati nr.6, Dedjan Gjoni që sipas gazetarit ishte pjesë e ideimit dhe planifikimit të një atentati në Britani.

“Pjesa tjetër e dosjes lidhet me Dedjan Gjonin që është shefi i krimeve te Komisariati nr.6, që ka marrë pjesë në ideimin dhe planifikimin për të bërë një atentat në Britani. Pra, një shef policie nga Tirana po planifikonte një atentat në Britaninë e Madhe për ekzekutimin e dy vëllezërve në Britani dhe kanë qenë pjesëtarë në këtë ideim dhe persona që jetojnë në Spanjë, pra trafikantë të tjerë dhe kanë planifikuar të zhdukin rivalët e tyre në biznes dhe sigurisht për të bërë këtë atentat,” – u shpreh Lita.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here