Google search engine
Home Politike Evi Kokalari zbardh skandalin, ja deputetja e Sali Berishës që ka marrë...

Evi Kokalari zbardh skandalin, ja deputetja e Sali Berishës që ka marrë kullë ngjitur me Bashkinë e Tiranës, pas “malit të Tiranës” tjetër skandal tek “Foltorja”

0
100

Aktivistja e njohur Evi Kokalari i quan shumë të turpshme skenat e djeshme të kaosit në Parlament dhe tregoi se “Foltoristët” nuk kanë fije dinjiteti. Në një shkrim në rrjetet sociale, ajo tregon se sa herë që Berisha duhet të përballet me SPAK, këta besnikë i vendosin zjarrin Kuvendit. Gjithashtu aktivistja ka hedhur akuza të forta dhe për Albana Vokshin dhe Ina Zhupën duke zbuluar dhe një skandal të madh.

“Sa të turpshëm jeni!! Ju padiskutim jeni partia e dhunës. Ta kisha ditur këtë nivel, unë do isha ngatërruar kurrë me ju sepse ju as të qendrës së djathtë nuk jeni. Në kam kuptuar diçka këto dy vite në politikën Shqiptare, është urrejtja që shqiptarët kanë për shqiptarët. Foltoristët urrenin deri në vdekje mbështetësit e Bashës. Demokratet në tërësi urrejnë mbështetësit e PS. Myslimanët urrejnë katolikët. Në fakt, kjo është programuar kështu, sepse të përçarë ju duan që t’ju sundojnë. Zjarrin ja vini tavolinës së Bashës ndërkohë që ju vetë e instaluat Bashën në atë pozicion, dhe si hipokritë të pashpresë që jeni, po në të njëjtën ditë, postoni mesazhe përkujtimi për 10-vjetorin e Sokol Olldashit. A keni një fije dinjiteti o njerëz? Kjo foto tregon qartë që sa herë Berisha duhet të paraqitet në SPAK, ju i vini zjarrin Parlamentit. This is not who we are! (Ne nuk jemi këta)”, tha Kokalari.

Akuzat ndaj Albana Vokshit

Aktivistja i kërkon Albana Vokshit të japë menjëherë dorëheqjen si deputete dhe tregon faktin se ajo nuk ka fituar kurrë vota. Kokalari e quan të korruptuar dhe të turpshme si femër.  “p.s. Albana Vokshi, ëhat an embarrassment of a woman you are! (Sa e turpshme je si femër). Ti duhet të japësh dorëheqjen si kryetare e forumit të gruas, sepse nuk ke as klas, as meritën e duhur për të drejtuar forumin që duhet të fuqizojë gruan në atë parti. Do thoja jep dorëheqjen si deputete, por fakti qe ti nuk ke fituar kurrë vota dhe tërë jetën je në parlament me listat e mbyllura, dhe s’të bën përshtypje – flet qartë për dinjitet që ke -ose jo – dhe je e korruptuar thellë në shpirt”, tha ajo ndër të tjera.

Skandali i Ina Zhupës

Evi Kokalari ka plasur ditën e djeshme dhe një skandal që hedh dritë nga bashkëpunimi i deputetëve të PD-së që mbështesin Berishën me qeverinë socialiste njësoj si tek skandali me “malin e Tiranës” . Sipas saj, Ina Zhupa e futur në kryesi nga Belind Këlliçi, nëpërmjet burrit dhe kunatës po ngrenë kullën ngjitur me Bashkinë e Tiranës. Kokalari ngre pikëpyetje se nga i gjeti pronat në Tiranë Ina Zhupa, kur ajo vetë është nga Saranda. Shoh dhe Ina Zhupën në foto, një turp tjetër që në kryesi e futi Këlliçi nëpërmjet votave të orientuara nga forumi rinor. Por kjo nuk është asgjë përpara faktit që Ina Zhupa, nëpërmjet burrit dhe kunatës po ngrenë kullën ngjitur me Bashkinë e Tiranës. Ina vetë është nga Saranda, ku e gjeti atë tokë në mes të Tiranës? Po leket për ta ndërtuar, apo i shiten apartamentet ‘në gropë’, siç sugjeron Argita Berisha, a thua se ne jemi një tufë me budallenj dhe nuk kuptojmë. E kam thëne dhe e përsëris, Rama hiqet duket bashkuar bazën dhe duke afruar elektoratin gri. Ju jeni larg, shumë larg sepse aty ju duan këta që sot i vënë flakën parlamentit! Turp çdo demokrati dhe çdo shqiptari që është OKAY me ketë lloj dhune. Ju nuk jeni as demokrat dhe as të djathtë!”, përfundon shkrimin Kokalari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here