Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj pas vendimit të masës së sigurisë, “Detyrim Paraqitje” dhe bllokim i pasaportës të dhëna nga GJKKO, sot është paraqitur për llogari dhënie në SPAK.
Në GJKKO ka nisur masa për verifikimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë shtetit’ për ish-ministrin Ilir Beqaj, i cili është nën akuzë për shpërdorim detyre në çështjen për koncesionin e sterilizimit.
Në seancë janë të pranishëm edhe dy prokurorët Edvin Kondili dhe Ened Nakuci, që kanë kërkuar masën e sigurisë. Seanca drejtohet nga gjyqtari paraprak Erion Bani.


































