Serbia “aktivizon” 48 baza ushtarake rreth kufirit me Kosovën, ministri i Mbrojtjes ngre alarmin, ja çfarë po presin 4000 trupat serbe

0
66

Pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit i cili u zmbraps falë njësiteve speciale të Policisë së Kosovës, banorët e brezit kufitar me Serbinë ende ndiejnë se rreziku s’ ka kaluar. Ndjesitë e tyre i përforcon  prania e xhandarmërisë së Serbisë dhe ekzistenca e jo pak, por 352 kilometrave vijë kufitare me Serbinë, shumica zonë e militarizuar. Nga gushti 2001, Serbia ka ngritur rreth kufirit 48 baza operative të avancuara, 28 të ushtrisë e 20 të xhandarmarisë. Për këto baza ka folur së fundmi edhe  Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci. Sipas tij ato janë një rrezik permanent. I pyetur në një intervistë për A2CNN, ai tregoi se në këto baza, jo shumë larg territorit të Kosovës, janë të dislokuara 3 nga 4 brigadat e këmbësorisë serbe, teksa shtoi se shpërndarja taktike e tyre tregon se po presin momentin e duhur për të kryer një invazion. “48 bazat të ushtrisë serbe ekzistojnë përgjatë kufirit. Janë në një distancë nga 300 m deri në 5 km brenda kufirit të Serbisë. Ato përbëjnë kërcënim. Bazat janë të drejtuar armiqësisht drejt territorit të Kosovës dhe janë 3 nga 4 brigadat e këmbësorisë serbe të vendosura në jug të Serbisë. Këto janë në një distancë të shkurtër nga Kosova. Këto 3 brigada mbështesin 48 bazat operacionale. Këto lloj bazash vendosen në vende ku pritet një invazion. Këto baza presin një moment të volitshëm për Serbinë për të kryer aksione ushtarake, apo për të mbështetur një sulm si ai i Banjskës. Janë dikur 4000 trupa në këto baza, të pajisura me armatim dhe mjete për sulme ushtarake”, tha Maqedonci. Sakaq, i pyetur përse ndërkombëtarët nuk e ndëshkojnë Serbinë për sulmin në Banjskë, ai tha se është një kalkulim politik i partnerëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here