Olaf Scholz drejt një vendimi historik, prostitucioni mund të ndalohet në Gjermani

0
126

Kancelari Olaf Scholz u shfaq i hapur ndaj një ndalimi të mundshëm të shitjes së shërbimeve seksuale në Gjermani. Kjo kërkesë i është dërguar qeverisë në Bundestag nga partitë opozitare Demokristiane CDU/CSU. Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se do të dëshironte të shihte kufizime të mëtejshme ligjore për punën seksuale në Gjermani, duke shtuar se shitja e shërbimeve seksuale është “e papranueshme” dhe nuk duhet të jetë diçka “normale”, raporton Deutsche Welle.”Unë nuk mendoj se është e pranueshme që burrat të blejnë gra,” tha Scholz në parlamentin e Bundestagut të Gjermanisë. “Është diçka që më ka shqetësuar gjithmonë moralisht”, shtoi Scholz. Kristian Demokratët nga partitë CDU/CSU, grupi më i madh parlamentar opozitar në Bundestag, paraqitën një kërkesë për ndalimin e blerjes së shërbimeve seksuale sipas të ashtuquajturës “Modeli nordik”. Sipas atij propozimi, tutantët dhe klientët duhet të ndëshkohen, shtëpitë publike duhet të ndalohen. Në të njëjtën kohë, prostitutat duhet të mbrohen për t’u mundësuar që të dalin më lehtë nga ai mjedis. Demokristianët bënë thirrje për rregulla të ngjashme në Suedi, Norvegji, Islandë, Kanada, Francë, Irlandë dhe Izrael.”Fatkeqësisht, Gjermania është kthyer në një qendër shfrytëzimi dhe abuzimi seksual,” tha nënkryetarja e grupit të CDU/CSU, Dorothee Bär, përgjegjëse për familjen dhe kulturën. Ajo vuri në dukje se 25,000 gra në Gjermani janë të përfshira në prostitucion. Scholz nuk iu përgjigj drejtpërdrejt kësaj kërkese, por tha se prostitucioni shpesh shoqërohet me abuzim, dhunë dhe struktura kriminale dhe shtoi se do të mirëpriste një diskutim, se si të luftohen fenomene të tilla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here