Google search engine
Home Politike Drejtesi Pas më shumë se një orë në pyetje, deputeti i PS-së del...

Pas më shumë se një orë në pyetje, deputeti i PS-së del nga SPAK: Isha për punët e mia

0
166

Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Agron Çela, ka dalë nga SPAK, ku ishte paraqitur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Më herët u aludua se Çela kishte shkuar në SPAK për t’u pyetur lidhur me dosjen CEZ-DIA, për të cilën një javë më parë u mor në pyetje edhe ish-presidenti Ilir Meta.

Por Çela e hodhi poshtë këtë pretendim, duke thënë për gazetarët se ka shkuar në SPAK për punët e tij.

“Isha për punët e mia. Kastriot Ismailajn nuk e njoh, kush është ky. Nuk di gjë për dosjen CEZ-DIA. Me Ilir Metën kam marrëdhënie shumë të mira”, është shprehur Çela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here