U tha se kryebashkiaku i Kuçovës është dënuar në vendin fqinj, Prokuroria i përgjigjet KQZ-së dhe zbulon si qëndron e vërteta (Dokumenti)

0
66

Kryebashkiaku i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar në shtetin fqinj. Në një përgjigje të Prokurorisë së Përgjithshme që i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thuhet se Hajdari është dënuar me dënim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Janinë.

Sipas vendimit, Hajdari është dënuar me 4 muaj burg, dënim i cili është konvertuar në gjobë me vlerën e 1500 dhrahmive, vendim i marrë më 23 qershor të vitit 1999.

Vendimi i Zyrës së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme tanimë është në “duart” e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cilit pritet që gjatë mbledhjes së të martës të vendosë për mandatin e socialistit Hajdari, i cili u rizgjodh për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Kuçovës më 14 maj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here