Kundërshtojnë marrjen e ujit për Himarën, banorët e Vlorës dalin në protestë

0
106

Banorë të zonës së lumit të Vlorës janë organizuar në një tubim në qendër të fshatit Drashovicë.

Ata kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste kundër marrjes se ujit të Shushicës, duke e devijuar në drejtime të ndryshme, për të furnizuar me ujë zona bregdetare.

Banorët shprehen se nuk janë kundër zhvillimit të turizmit bregdetar, por kurrsesi nuk mund të mbeten ata pa ujë.

Protestuesve iu janë bashkuar edhe ambientalistë nga Tirana e Vlora. Ambientalisti Sazan Guri, u shpreh se qeveria mund të shfrytëzojë ujërat e Borshit që sipas tij derdhen kot dhe s’mund të lërë banorët e Lumit të Vlorës pa ujë.

Kjo është protesta e dytë e zhvilluar dhe sipas banorëve asnjë reagim nuk ka ardhur për ndalimin e asaj që ata e quajtën edhe masakër natyrore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here