Google search engine
Home Politike U tha se është kërkuar përjashtimi nga PS i Ramës, reagon zyrtari...

U tha se është kërkuar përjashtimi nga PS i Ramës, reagon zyrtari i lartë i Partisë Demokratike italiane

0
84
ROME, ITALY - AUGUST 7: Italian Minister for South Italy Giuseppe Provenzano holds a press conference after the Cabinet for the decree law August at Palazzo Chigi, on August 7, 2020 in Rome, Italy. (Photo by Antonio Masiello#POOL /Augusto Casasoli/ POOL via Getty Images )

“Nuk kemi bërë kërkesë formale për përjashtim, por kemi ngritur një çështje politike. Partia Demokratike nuk është “badigard” i PSE-së”.

Kështu tha në një bisedë me Askanews, teksa nisej për në Malaga, Peppe Provenzano, kreu i Punëve të Jashtme të Partisë Demokratike, duke saktësuar atë që u raportua sot nga “La Repubblica” për qëndrimin që Partia Demokratike synon të mbajë në samitin e PSE ku prej pasdites së sotme do të drejtojnë delegacionin e përbërë nga Andrea Orlando, Enzo Amendola dhe Lia Quartapelle.

“Ne e konsiderojmë marrëveshjen e Shqipërisë me qeverinë italiane seriozisht të gabuar nga të gjitha këndvështrimet dhe potencialisht të dëmshme për të drejtat e njeriut”, tha ai duke i përgjigjur artikullit të “La Repubblica” se Partia Demokratike do që Rama të largohet nga grupimi i të majtëve evropiane.

“Presidencës së PSE-së do t’i shtrojmë çështjen e përputhshmërisë ndërmjet kësaj lloj marrëveshjeje dhe parimeve të socializmit evropian. Çështja për ne nuk është procedura, ne kemi nevojë për një diskutim që përcakton një vijë të qartë për një çështje vendimtare”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here