Google search engine
Home Politike Marrëveshja me Melonin/ Sazan Guri trondit me deklaratën e pazakontë: Në Shqipëri...

Marrëveshja me Melonin/ Sazan Guri trondit me deklaratën e pazakontë: Në Shqipëri do vijnë mbetje njerëzore

0
112

Ambientalisti Sazan Guri tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” se pas marrëveshjes së nënshkruar nga kryeministri Edi Rama me homologen italiane Giorgia Meloni në Shqipëri do të vijnë mbetje njerëzore.

“Këta që do të vijnë janë meshkuj, me nevoja intime dhe biologjike normale, nuk janë familje, do të shoshiten në Lampedusa dhe ty do të vijë mbetja njerëzore. Vërtetë janë njerëz, po pse t’i shoshisi Meloni, le t’i sjelli direkt,” – u shpreh Guri.

Në këtë marrë veshje përcaktohet se shteti fqinj do të marr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse të cilat parashikohen të ngrihen në Shëngjin dhe në Gjadër.

Në nenin 4  theksohet se Italia ngre tërësisht me shpenzimet e saj, strukturat për qëndrimin e emigrantëve. Kufiri maksimal i pritjes së të huajve do të jetë jo më shumë se 3 mijë persona të strehuar në të njëjtën kohë.

Gjithashtu Italia do të përballojë çdo shpenzim për të strehuarit, duke përfshirë kostot e kujdesit shëndetësor dhe tjetër të parashikuar që mund t’i vijë palës shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here