Google search engine
Home Sport Bajerni, Reali i Madridit dhe Inter sigurojnë kualifikimin, zhgënjejnë Napoli dhe Sevilja

Bajerni, Reali i Madridit dhe Inter sigurojnë kualifikimin, zhgënjejnë Napoli dhe Sevilja

0
73

Mbrëmë u luajtën 8 ndeshje e fundit të xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës, të cilat dhuruan emocione dhe në mjaft përplasje edhe spektakël e surpriza në rezultate.  Në grupin A, “ligjin” e bën Bajerni i Mynihut, i cili është i shkëputur nga ndjekësit. Mbrëmë gjermanët u ballafaquan me turqit e Gallatasarait, duke fituar 2-0 me dygolësh të Herri Kejn. Po në këtë grup, Kopenhagen i hapi shumë probleme Mançester Junajtid. Në fakt, anglezët udhëhoqën 2-0 në pjesën e parë, por në minutën e 42-të Rashford doli me karton të kuq dhe la Junajtid me 10 vetë. Kjo solli që në pak minuta të mbetura të kësaj pjese, danezët të barazonin shifrat me dy gola të shpejtë. Pra pjesa e parë u mbyll 2-2. Në pjesën e dytë, Fernandez shënoi për Junajtid golin e tretë, por në minutat e fundit barazoi Kopenhagen 3-3 e në sekondat e fundit shënoi edhe golin e katërt. Junajtid mbetet i fundit me 3 pikë, kurse Gallatasarai e Kopenhagen kanë nga 4 pikë. Pra gara për vendin e dytë është e hapur.  Në grupin B, Arsenali duket komandues me vendin e parë në renditje. Mbrëmë anglezët fituan ndaj Seviljes 2-0 dhe shkuan në 9 pikë, shumë pranë kualifikimit. Po në këtë grup, PSV Eindhoven u përball me Lensin, duke fituar 1-0. Sevilja mbetet e fundit me 2 pikë, kurse holandezët e francezët e kanë një shans me nga 5 pikë. Në grupin C, Reali i Madridit e siguroi edhe matematikisht kualifikimin në raundin tjetër, pasi mundi Bragën portugeze me rezultat të thellë 3-0. Reali mban kreun me 12 pikë. Zhgënjeu tërësisht Napoli, i cili po udhëhiqte në fillim 1-0 ndaj Union Berlinit, por gjermanët arritën të barazonin shifrat në 1-1. Me këtë rezultat u mbyll ndeshja. Gjithsesi, Napoli mbetet në vend të dytë me 7 pikë dhe i duhet edhe një fitore për të kaluar raundin. Në grupin D, Real Sociedad siguroi matematikisht kualifikimin, pasi mundi në një duel të tensionuar Benfikën 3-1 dhe shkoi në 10 pikë. Kurse Interi u përball me Salzburgun, duke fituar me vështirësi 1-0 dhe duke siguruar kualifikimin me 10 pikë. Dy rivalët e tjerë në grup kanë nga 2 pikë secili.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here