Google search engine
Home Politike Akuzat ndaj Berishës/ Klosi: Ja çfarë do i thoja nëse do e...

Akuzat ndaj Berishës/ Klosi: Ja çfarë do i thoja nëse do e kisha përballë

0
143

“Z.Berisha ka qenë shumë i rëndësishëm, gjynah që përfundoi kështu” – kështu e komenton ish kreu i SHISH, Fatos Klosi situatën në të cilën ndodhet tashmë ish kryeministri Sali Berisha, nën hetim për korrupsion nga SPAK.

“Kisha dëgjuar jurist që thonin masa e SPAK për Berishën nuk hyn te ajo kategori që nuk e merr dot pa miratimin e parlamentit. Nuk ka nevojë për parlamentin.

Berisha ka gjëtur një argument qesharak duke thënë se nuk shkel kushtetutën, nëse do e kisha përballë do i thoja: Cilën kushtetutë, ti nuk e ke miratuar këtë kushteutë, tani që të duhet po e përdor.

Tani Berisha fshihet pas saj. Shko mor zotëri nuk ka rrugë tjetër. Të thotë kjo është e gënjeshtër kjo s’është provë. Jo kështu, ‘nuk e shkel dot kushtetutën’ nuk i ha më njeri këto. Z.Berisha ka qenë shumë i rëndësishëm, gjynah që përfundoi kështu.” -u shpreh Klosi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here