Një shqiptar në formacionin e javës në Serie A, shtohet kontigjenti kuqezi në Itali

0
132

Në Kampionatin italian po luajnë këtë sezon një numër i madh lojtarësh shqiptarë. Ata kanë sukses si në Serie A, ashtu dhe në Serie B, por edhe në ekipet e Primaverës. Ditët e fundit protagonistë më shumë se të tjerët ishin Arijon Ibrahimoviqi dhe Marvin Çuni. Ky i fundit ka qenë në fokusin e trajnerit Silvinjo për tu ftuar në ekipin përfaqësues dhe me formën që po kalon mund ta sigurojë ftesën që në ndeshjet e radhës. Kurse Ibrahimoviqi kosovar po kalon momente magjike me ekipin e tij Frozinonen. Kujtojmë që në këtë skuadër luajnë të dy lojtarët që përmendëm. Ata shënuan supergol në ndeshjen e fundit në Serie A dhe morën vëmendje të shtuar të medieve sportive italiane.

Vlerësimi i shqiptarëve

Shqiptarët në kampionatin italian po marrin vlerësim të shtuar, falë performancës shumë cilësore të tyre në ekipet ku aktivizohen. Në fakt, Serie A mbylli mbrëmjen e së hënës javën e 11-të. Në fushë zbritën shumë lojtarë shqiptarë të cilët rezultuan nga më të mirët për skuadrat e tyre përkatëse. Dyshja që bëri shumë bujë ishte ajo e Frozinones, Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimoviq. Të dy sulmuesit gjetën rrugën e rrjetës dhe i dhuruan fitoren Frozinones përballë Empolit të Etrit Berishës dhe Ardian Ismajlit. Madje, sulmuesi me orgjinë shqiptar, Ibrahimoviq është përfshirë edhe në 11-shen më të mirë të kësaj jave në elitën e futbollit italian. 17-vjeçarit i është rezervuar një vend në rolin e trekuartistit pas dyshes së sulmit Lautaro Martinez dhe Kolombos së Monzas. Ndërkohë, pjesë e formacionit janë edhe emra të njohur në Serie A si Bremer, Calhanoglu, Pereira apo edhe Mireti.

Çuni dhe Ibrahimoviq i shtohen armatës së të rinjve të Kombëtares që luajnë në Serie A

Frozinone fitoi me shifrat 2-1 në shtëpi ndaj Empolit për llogari të javës së 11-të në Serie A. Ishte një fitore e cila “foli” shqip ajo e Frozinones pasi dy golat erdhën nga Marvin Çuni dhe Arijon Ibrahimoviç. Dy talente të cilët po rriten shumë në skuadrën e Eusebio Di Françeskos me teknikun italian që i vlerëson jashtë mase. Në notat e “Eurosport” pas ndeshjes, elozhet janë të jashtëzakonshme për dyshen shqiptare teksa Ibrahimoviq meritoi vlerësimin si lojtari më i mirë i ndeshjes ndërsa goli i Çunit u konsiderua si më i bukuri që është shënuar deri më tani në Serie A. Arijon Ibrahimoviç, nota 7.5- “Pa asnjë dyshim lojtari më i mirë i ndeshjes. Një teknikë e shkëlqyer si në zonat e ngushta ashtu edhe në hapësirë. Pastaj goli ishte një xhevahir që i siguroi Frozinones tre pikët, pa harruar që ishte ai që dhuroi asistin e për golin e parë. Ibrahimoviç është lojtari më i ri në pesë ligat kryesore europiane që asiston dhe shënon në një ndeshje”, shkruan “Eurosport” për 17-vjeçarin. Marvin Çuni, nota 7- “E nis duke gabuar paksa, por me kalimin e minutave rritet shumë. Arrin kulmin në momentin që shënoi atë gol me takë. Një gol për t’u vendosur në kornizë, ndoshta është më i bukuri i këtyre javëve në Serie A. Më në fund tregoi se është një “vrasës” në zonë”, shkruan “Eurosport” për sulmuesin e kombëtares shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here