Ish-presidenti Topi mbështet Bashën dhe sulmon Berishën: Është alternativa e vetme, gati për bashkëpunim, ‘non-grata’ duhet të paraqitet në GJKKO

0
98

Ish presidenti i vendit, Bamir Topi u shpreh këtë fundjavë në një studio televizive se midis Sali Berishës dhe Lulzim Bashës zgjedh të mbështesë këtë të fundit. I pyetur për përfshirjen e tij në politikë dhe në linjën me kreun e PD-së Lulzim Basha Topi theksoi se në binomin Berisha-Basha do të mbështesë këtë të fundit. “E inkurajoj sepse ka nevojë për zëra të tjerë. Aty nuk ke shans për të mbështetur, se aty ose do gjuash në karrige, ose do hash ndonjë karrige kokës. Situata është tepër e rëndë. Situata që shihet në Parlament, është tepër e rëndë. Jam shumë i interesuar për politikën, sepse është politika për vendin tim. Do i sugjeroja atë që është e vështirë ta bëjë. Njerëzit që realisht mund të mbështesin Bashën do të shtoheshin në numër, vetëm në rastin kur të bëjë transparencë të plotë të marrëdhënieve me Berishën në kohën e vendimmarrjeve të mëdha politike. Në binomin Basha – Berisha unë sigurisht do mbështes Bashën, por është koha e një trajektoreje të përfunduar, dhe është koha që një politikan ndonëse ka bërë gabime ka mundësi të gjenerohet por jo i vetëm. Duhet të krijojë ekip, të krijojë bindje”, deklaroi ai. Ndërkohë ish-presidenti Topi  ka komentuar akuzat e ngritura nga SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, mbi privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Topi, është shprehur se sa i përket hetimeve ndaj Berishës, duhet të zbatohet Kushtetuta që mos krijohen alibi. I pyetur nëse Berisha duhet të paraqitet në GJKKO sipas masës së sigurisë së përcaktuar, Topi nënkuptoj se duhet të shkoj, duke thënë: Nëse më thërrasin edhe mua do shkoj. Është pushteti i tyre, nëse nuk shkon është çështje e tij. “Është një ngjarje që e ka bërë publikun të shohi, e të mendojë dhe të presë se çfarë do të ndodh. Shoqëria nga pikëpamja reagimit është heterogjenë. Jam pa asnjë lloj ndjesie emocionale. SPAK ka vepruar mbi një aktakuzë, është futur në procedurat e tyre dhe çështja po i dërgohet gjykatës. Nuk futen në çështjet e natyrës juridike. Ne jemi mësuar që drejtësia të jetë në kontroll e politikës, në mënyrën se si e ka parashikuar emërimin e gjyqtarëve apo prokurorëve, të cilët kalonin nga filtri i politikës. Tani ka ardhur koha që pushtetet ndahen. Duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të ndodh”, nënvizoi ish-presidenti Topi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here