Papa Françesku ofron një zgjidhje për konfliktin e Luftës Izrael-Palestinë

0
57

Papa Françesku ka dhënë një zgjidhje për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.

Papa është shprehur se zgjidhja do të ishte me dy shtete të përcaktuara mirë.

Duke folur për transmetuesin italian RAI, Papa Françesku tha se Jeruzalemit duhet t’i jepet një status i veçantë.

“Lufta në Tokën e Shenjtë më frikëson,” tha Papa Françesku. “Si do ta përfundojnë këtë histori këta njerëz?”

Më tek Papa Françesku tha se një përshkallëzim i dhunës do të nënkuptonte fundin e shumë gjërave dhe shumë jetëve.

Gjithashtu shtoi se fliste çdo ditë me telefon me priftërinjtë dhe murgeshat që drejtonin një famulli në Gaza, ku ishin strehuar 560 njerëz, kryesisht të krishterë dhe disa myslimanë.

“Për momentin, falë Zotit, forcat izraelite po e respektojnë atë famulli,” tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here