Berisha i akuzoi se ishin të armatosur gjatë seancës plenare, vjen reagimi i menjëhershëm nga Garda e Republikës

0
65

Garda e Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas akuzave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha, se gjatë seancës së sotme plenare ishin të armatosur.

Në një prononcim për mediat, Garda thotë se ky pretendim nuk është i vërtetë dhe se asnjë prej punonjësve të Gardës s’ ka qenë i armatosur brenda në sallën e Kuvendit.

Ata kanë shtuar se ky pretendim është i deputetit demokrat Edmond Spaho për gardistin që ka qenë pranë kryetares së Kuvendit Lindita Nikollës, mirëpo sipas Gardës ai ka mbajtur në dorë një dosje jeshile për të shmangur ndonjë incident.

Ish-kryeministri Sali Berisha në nëj deklaratë për mediat pas përfudimit të mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike, tha se gardisti që u përplas me Ervin Salianjin në Kuvend, ishte i armatosur.

Pas kësaj deklarate të Berishës, edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se gardistët ditën e sotme ishin të armatosur dhe se do të kallëzojnë në SPAK kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën, për shpërdorim detyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here