Google search engine
Home Politike Drejtesi Skadon afati 5 ditor i ankimit ndaj masave për Berishën/ Avokati Gjokutaj...

Skadon afati 5 ditor i ankimit ndaj masave për Berishën/ Avokati Gjokutaj shpërthen ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve

0
128

Avokati mbrojtës i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka reaguar ashpër ndaj prokurorëve dhe gjyqatrëve që po merren me çështjen dhe akuzat ndaj ish kryeministrit.

Gjokutaj ka deklaruar se asnjë prokuror dhe gjyqtar nuk mund ta ezaurojë misionin e tij nëse nuk zotëron konceptin, arsyetimin dhe gjykimin.

Avokati bën me dije se ka skaduar afati 5-ditor i ankimit për masat e marra ndaj Berishës dhe ende nuk janë zbardhur, pasi sipas tij gjykata nuk e ka konceptin e procesit të rregullt ligjor ku përfshihen dhe afatet e ankimit.

Më tej thekson se Gjykata po shkel ligjin duke anashkaluar Kuvendin gjë që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe si pasojë edhe gjykimin për këtë çështje e ka të pamundur.

“Logjika si shkence njeh 3 kategori:

Konceptin, arsyetimin dhe gjykimin!

Asnje prokuror apo gjyqtar nuk mund ta ezauroje misionin e tij nese nuk i njeh dhe zoteron keto kategori!

Sot skadoi afati 5 ditor i ankimit ne lidhje me vendimin e masava te sigurimit per çeshtjen penale per te cilen hetohet zoti Sali Berisha!

Vendimi i vazhdimit te masave shtrenguese te sigurimit “detyrim per paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashte shtetit” eshte akoma i pa zbardhur!

Sepse Gjykata nuk e ka konceptin e procesit te rregullt ligjor ku hyjne edhe afatet e ankimit!

Nuk arsyeton se çfare e shtyn te shkele ligjin dhe te procedoje duke anashkaluar Kuvendin ne kundershtim me Kushtetuten e Shqiperise, ligjin procedurial penal, praktiken parlamentare, KEDNJ dhe jurisprudencen e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut!

Per pasoje gjykimin e ka te pamundur!

Duke mos patur potencialisht idene e 3 kategorive logjike ajo pushon se qeni Gjykate!

Ja pra se si lind padrejtesisht nje pasoje pa shkak per arsyen e thjeshte se mungon gjykatesi!

Duke u perpjekur ti mohosh te drejten e ankimit personit ne gjykim ke ngritur akuzen ndaj vetes! Qe heret a vone do te shfaqet! Dhe do te gjykohet nga ata njerez qe kane cilesite qe sot ty i ashtuquajtur gjyqtar dhe prokuror te mungojne! G “, shkruan Gjokutaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here