Google search engine
Home Ekonomi Rrugët, hekurudhat, portet dhe energjia, ja cilat janë projektet ekzistuese dhe të...

Rrugët, hekurudhat, portet dhe energjia, ja cilat janë projektet ekzistuese dhe të reja që do të financojë buxheti i shtetit në 2024

0
145

Buxheti i vitit të ardhshëm për infrastrukturën dhe energjinë parashikon vijimin e mbështetjes financiare për projektet ekzistuese madhore si dhe çeljen e projekteve të reja. SCAN sjell më poshtë listën e projekteve që do të financohen që janë Tuneli i Llogarasë, Porti Detar i Durrësit në Porto Romano, hekurudha Tiranë-Rinas dhe Tiranë-Durrës, zgjërimi i aksit Elbasan-Qafëthanë, reduktimi i mëtejshëm i humbjeve të energjisë elektrike, rritja e prodhimit vendas së energjisë elektrike, rritja e përdorimit të biokarburanteve në sektorin e transportit, etj.

Prioritetet për Infrastrukturën dhe Energjinë në 2024-2026

-Zgjerimi i rrjetit të rrugëve kombëtare nëpërmjet, ndërtimit, rehabilitimit dhe sistemimit të rrugëve kombëtare dhe përveç kësaj kalimin në praktikat e mirëmbajtjes së rrugëve bazuar në performancë

-Zgjerimi i aksesit dhe cilësisë së shërbimit të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve përmes: (i) një portofoli të investimeve publike; dhe (ii) përmirësimit rrënjësor të menaxhimit të shoqërive aksionere të ujësjellës kanalizimeve, duke standartizuar parimet e qeverisjes së sektorit

-Rritja e efiçencës së energjisë kundrejt konsumit të përgjithshëm final të energjisë nëpërmjet shqyrtimit të programeve për promovimin e tregut, për penetrimin e teknologjive të përparuara si dhe rritjen e përdorimit të energjive të rinovueshme

Rezultatet që synohet të arrihen për periudhën afatmesme 2024-2026

Programi “Transporti Rrugor”

-Për tre vitet e ardhshme, kontratat koncesionare që do të mbështeten me fonde nga buxheti i shtetit janë

-Kontrata e Koncesionit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit;

-Kontrata e Koncesionit për ndërtimin e Rrugës Milot – Morinë;

-Kontrata e Koncesionit për ndërtimin e Rruges Orikum – Dukat, By Pass-Porti i Jahteve;

-Projektet kryesore për periudhën afatmesme janë sa vijon:

-Ndërtim Tuneli i Llogarasë;

-Porti Detar i Durrësit “Porto Romano”

-Hekurudha Tiranë-Rinas dhe Linja Tiranë-Durrës;

-Zgjerimi i aksit Elbasan-Qafë Thanë;

-3532 km rrugë të mirëmbajtura sipas standardeve në vitet 2024-2026 në të gjithë territorin

 Programi “Ujësjellës Kanalizime”

-Reduktimi i humbjeve në rrjet në nivel kombëtar në masën 57% në vitin 2026 nga 63% që parashikohet në vitin 2023

-Orët mesatare të furnizimit me ujë të pijshëm synohet të rritet në 19 orë/dite në vitin 2026 nga 16 orë/ditë në vitin 2023

-Orët e furnizimit me ujë në zonat bregdetare synohet të arrihet në 21 orë/ditë në vitin 2026 nga 18 orë/ditë në vitin 2023

-Mbulimi me shërbim furnizimi me ujë të pijshëm zonë Urbane në 95.5% në vitin 2026 nga 94% në vitin 2023

-Mbulimi me shërbim furnizimi me ujë të pijshëm zonë Rurale 67% në vitin 2026 nga 60% në vitin 2023

-Mbulimi me kanalizime në zonat Urbane në 85% në vitin 2026 nga 83.5% në vitin 2023

-Mbulimi me kanalizime në zonat Rurale 18% në vitin 2026 nga 13.5% në vitin 2023

-Sasia e ujit të faturuar synohet të arrihet në 120 litër/ frymë/ditë në vitin 2026

-Mbulimi me shërbimin e ITUN (kanalizime+gropa septike) synohet të arrihet në nivelin 18% në vitin 2026 nga 15.5% në vitin 2023

-Përqindja e mbulimit të kostove të Ujësjellës-Kanalizimeve me të ardhurat synohet të arrihet në vlerën 75% në vitin 2026 nga 64% në vitin 2023

Programi “Mbështetje për Energjinë”

-Rritjen e përdorimit të Energjive të Rinovueshme nga 40% në vitin 2024 në 41% në vitin 2025

-Rritja e eficencës së energjisë nga 7% në vitin 2024 në 7.5% në vitin 2025

-Reduktim i mëtejshëm i humbjeve të energjisë elektrike në 20% në vitet 2024-2025

-Rritja e prodhimit vendas së energjisë elektrike me 70% për vitet 2024-2025

-Rritja e përdorimit të biokarburanteve në sektorin e transportit me 10% për vitet 2024-2025

Programi “Mbështetje për Rrjetet e Komunikacionit”

-Rritjen e zhvillimit të infrastrukturës broadband në Republikën e Shqipërisë në 55% në vitin 2025 nga 44% që parashikohet në vitin 2024

-Rritja e penetrimit broadband në nivel Republike të Shqipërisë në 65% në vitin 2025 nga 45% që parashikohet në vitin 2024

Programi “Transporti Ajror”

-Rritjen e standardeve dhe performancës së Organit Kombëtar të incidenteve /Aksidenteve ajrore nëpërmjet investimeve për forcimin e kapaciteteve

-Numri i investigime të kryera lidhur me parandalimin e incidenteve dhe aksidenteve ajrore parashikohen 6 investigime për çdo vit

-Integrimi i aviacionit civil shqiptar në sistemet evropiane të transportit ajror, ku synohet përafrimi i legjislacionit 100% në vitin 2026

Programi “Transporti Detar”

-Rritja e nivelit të investimeve dhe kapaciteteve përpunuese të porteve në masën 35% për vitet 2024-2025

-Financimi i projektit të ri “Ndërtimi i Portit të ri tregtar Porto Romano Durrës” përgjatë 2024-2026;

Programi “Transporti Hekurudhor”

-Rehabilitimi i linjës hekurudhore Durrës – Terminali pasagjerëve Tiranë dhe ndërtimi i linjës hekurudhore Tiranë – Rinas

-Zgjatim i rrjetit hekurudhor kombëtar në qendrën e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë (Projekti I zgjatimit të linjës hekurudhore terminali i transportit publik – stacioni i trenit Tiranë si zgjatim I linjës hekurudhore Durrës – Tiranë)

Programi “Mbështetje për Burimet Natyrore”

-Synohet nxitja e rritjes së sektorit përmes promovimit dhe inkurajimit të zbulimit të burimeve të reja potenciale mineralmbajtëse, nëpërmjet kompanive vendase e të huaja, të vogla dhe të mesme;

-Rritja e lejeve minerare aktive në të cilat zhvillohet aktivitet minerar konform standardeve në 595 leje në vitin 2026 nga 580 leje në vitin 2023;

-Studime mbi burimeve hidrologjike dhe minerare të pashfrytëzuara dhe parandalimin e rreziqeve gjeologo – mjedisore nëpërmjet monitorimit në 25 studime në vitin 2026;

-Përmirësimi i transparencës së biznesit në industrinë nxjerrëse, në mënyrë që të ardhurat nga ky biznes të kontribuojnë më shumë në zhvillimin e vendit

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here