Ishte parashikuar që këtë të mërkurë në orën 10 të mbahej konferenca e kryetarëve. Pjesa e parë do të ishte e hapur për mediat ku do të prezantohet projektbuxheti nga ministri i financave.
Ndërkohë që pritej që deputetët e PD të ishin të pranishëm në këtë mbledhje, këta të fundit nuk po e lejojnë fillimin e saj.
Shkak përjashtimi deputeteve dhe mos përmbushja e 3 kërkesave kryesore.
Kujtojmë se ditën e djeshme sekretariati i etikës ka vendosur të përjashtojë 6 nga 7 deputetët e PD të kërkuar nga mazhoranca, përveç deputetit Lefter Gështenja.
Konkretisht u përjashtuan me 10 ditë nga seancat deputetët Flamur Noka, Edi Paloka, Gazment Bardhi, Albana Vokshi dhe Bledion Nallbati dhe me 3 ditë deputeti Saimir Korreshi.