Google search engine
Home Bota Rajoni Zbardhen emrat, ja kush janë tre ministrat shqiptar në Qeverinë e Malit...

Zbardhen emrat, ja kush janë tre ministrat shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi

0
97

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi zgjodhën sot në mëngjes qeverinë e re.

Për zgjedhjen e Qeverisë së re votuan gjithsej 66 deputetë, nga të cilët 46 ishin pro, 19 kundër dhe një abstenoi.

Kryeministër është lideri i Lëvizjes Evropa Tani (PES) Milojko Spajiç.

Në mesin e tyre janë edhe tre ministra shqiptarë.

Nik Gjeloshaj është zëvendëskryeministër për Politikat Ekonomike dhe Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Fatmir Gjeka është ministër për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve dhe Marash Dukaj është Ministër i Administratës Publike.

Në seancën e Kuvendit mori pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here